Znj. Jitka Pantucková, shtetase çeke, është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare nga Shkolla e Ekonomisë në Pragë (Republika Çeke) dhe ka një PhD nga Instituti i Ekonomisë të Akademisë Çekosllovake të Shkencave (Republika Çeke).
Znj Pantucková e filloi karrierën e saj në vitin 1973 si redaktore në Agjencinë e Shtypit Çekosllovak. Në mars të vitit 1991, ajo u propozua Drejtore e Departamentit të Territorit të Investiční a Poštovní Banka, a.s (IPB).
Në tetor 1992 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Bankave Korrespondente dhe të Biznesit Ndërkombëtar. Në qershor të vitit 1998 ajo u caktua Drejtore e ekipit të veçantë të IPB-së për Euro dhe BE-në.
Në qershor të vitit 2000 IPB, A.Ş. kaloi nën sipërmarrjen e ČSOB, a.s. dhe Znj Pantucková u emërua Drejtore e Ekipit të veçantë të projektit të CSOB-së për Euro dhe BE-në. Ajo ishte Drejtore Ekzekutive dhe Anëtare e Komitetit Drejtues përgjegjëse për Operacionet pranë Komercni Banka, a.s. nga viti 2002 deri në vitin 2009.
Në prill 2004 ajo u përzgjodh si “Menaxheri i Vitit 2003” në Republikën Çeke. Nga muaji janar 2010 deri në muajin janar të vitit 2015, ajo ka qenë anëtare e Ohridska Banka, Societe Generale AD në Ohër dhe Presidente e Këshillit Drejtues.
Ndërsa nga qershori 2010 deri në janar 2015, ajo ka kryesuar Komitetin e Kontrollit të Bankës Societe Generale Montenegro. Nga muaji korrik 2015 deri në mars 2019, ajo ka qenë kryetare e Këshillit Drejtues të Bankës Societe Generale Albania dhe nga muaji shtator 2015 deri në mars 2019 ajo ka kryesuar gjithashtu edhe Komitetin e Kontrollit.
Znj. Pantucková vazhdon të japë kontributin e saj si anëtare në Komitetin e Kontrollit të Bankës OTP Albania.