OTP Bank

Ilva Çela

Ilva Çela është diplomuar për Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe në vijim ka ndjekur studimet Universitare dhe Master në Fakultetin e Drejtësisë në të njëjtin Universitet.
Ilva e nisi karrierën e saj fillimisht në fushën e Marketingut, ende pa përfunduar studimet universitare, duke punuar në këtë industri për më shumë se 3 vite.
Përvoja e parë në fushën e Burimeve Njerëzore daton në vitin 2011 në OTP Bank Albania (ish Banka Société Générale Albania), fillimisht në pozicionin e Specialistes në Departamentin e Burimeve Njerëzore e më tej në pozicionin HR Business Partner. Gjithashtu, gjatë punësimit të saj ne këtë Bankë, Znj. Çela ka qenë pjesë e Divizionit Retail për një periudhë 2 vjeçare.
Gjatë periudhës gusht 2018 deri në korrik 2023, ajo ka qenë pjesë e stafit të burimeve njerëzore në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, ku së fundmi ka mbajtur pozicionin Menaxhere Rekrutimi.
Me një përvojë të gjatë profesionale në sektorin bankar dhe me një përvojë gjithëpërfshirëse në menaxhimin e burimeve njerëzore, Znj. Çela rikthehet në OTP Bank në pozicionin Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore.