OTP Bank

Gjergji Harispapa

Gjergji Harispapa, një shtetas shqiptar, është diplomuar në Ekonomi dhe Financa në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master në Financë po nga i njëjti universitet.

Ai ka punuar në industrinë bankare për 14 vjet dhe ka mbajtur disa pozicione në Bankën e Shqipërisë, fillimisht si specialist në Departamentin e Politikës Monetare dhe më pas si specialist në Departamentin e Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë kësaj periudhe, z. Harispapa ishte gjithashtu një Asistent Lektor në Fakultetin Ekonomik.

Në janar të vitit 2008, z. Gjergji Harispapa iu bashkua Societe Generale Albania, pjesë e Grupit Societe Generale, si Drejtor Sektori në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm. Në shkurt të vitit 2009 ai u emërua drejtor i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, një pozicion që ai e mbajti për 6 vjet, deri në prill të vitit 2015, kur u zgjodh Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut.

Që nga janari 2018, ai u emërua Menaxher i Departamentit të Menaxhimit të Riskut pranë Societe Generale Albania, përgjegjës për riskun e kredisë, riskun e tregut dhe rikuperimin e kredive me probleme.