Ferid Shijaku, është shtetas shqiptar, i diplomuar në MSc. për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar MBA nga Universiteti i Nebraskës (SHBA) në bashëpunim me Universitetin e Tiranës.
Ai menaxhon së fundi Divizionin e Biznesit në OTP Bank Albania, ndërkohë që u bashkua bankës në vitin 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit, Drejtor i Departamentit të Korporatës.
Në 20 vitet e tij të përvojës bankare, ai ka mbuluar një spektër të gjerë në procesin e huadhënies dhe në shërbimet e biznesit, duke filluar nga mikrofinancimi deri tek kompanitë e mëdha, nga huatë e thjeshta deri tek financimi i kapitalit, ndërmjetësimit, financimit të strukturuar dhe financimit të projekteve.
Z. Shijaku ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e kredisë dhe shërbimeve bankare, duke filluar nga drejtori i kredive, analist investimesh, drejtor i riskut të kredisë, dhe së fundi si drejtues i korporatave dhe shitjeve në bankë.
Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit në bankë, gjë e cila e transformoi bankingun e korporatave në një lojtar të rëndësishëm në sektorin bankar.
Z. Shijaku ka rrënjë të forta në komunitetin vendas të biznesit dhe e konsideron punën e tij si një kontribut për këtë komunitet. Ai me kënaqësi ndan përvojën e tij duke këshilluar bizneset dhe duke trajnuar të rinjtë në zhvillimin e karrierës së tyre.