OTP Bank

Dr. Tibor Kovacs

Dr. Tibor Kovacs, shtetas Hungarez, është diplomuar si Doktor i Drejtësisë me vlerësimin më të lartë në Universitetin e Miskolcit, Hungari. Dr. Kovacs ka një Diplomë Master në të drejtën bankare nga Universiteti Eotvos Lorand, Instituti Pasuniversitar i Drejtësisë, Budapest, Hungari dhe një Diplomë Master në Marrëdhëniet dhe Menaxhim Evropian dhe Ndërkombëtar nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë.

Z. Kovács ka punuar në industrinë bankare dhe ligjore që nga viti 1996 dhe ka fituar përvojë të paçmueshme gjatë këtyre viteve. Para se të punonte për OTP Bank Plc., ai ka punuar në grupe të tjera bankare me reputacion, përkatësisht ING Bank, CIB Bank (Banca Intesa Group) dhe Volksbank si dhe në firma ligjore te njohura ndërkombëtarisht, respektivisht, Arthur Andersen Legal dhe Allen & Overy.

Dr. Tibor Kovacs është bashkuar me OTP Bank në vitin 2008 si Zëvendës Drejtor Menaxhues në Drejtorinë Ligjore. Përgjegjësitë e z. Kovács konsistojnë në këshillimin e bankës në financat e korporatave në shkallën më të lartë, financimin e projekteve dhe financimin retail, duke përfshirë edhe çështjet e financave dixhitale.

Ai ishte i përfshirë në të gjitha blerjet bankare (duke udhëhequr procesin e Due diligences per aspektin ligjor dhe negocimin e dokumentacionit ligjor) në rajonin e EQL të bëra nga OTP Group që nga viti 2013.

Dr. Kovacs ka fituar njohuri dhe përvojë të paçmueshme si anëtar i Bordit Mbikëqyrës në OTP Funds Servicing and Consulting Company Ltd që nga korriku 2014 dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Bank Serbia (prill 2010 – prill 2021).Nga Nëntori 2021, Dr. Tibor Kovacs është anëtar i Këshillit Drejtues të OTP Bank Albania.

This site is registered on wpml.org as a development site.