OTP Bank

Diana Ylli

Diana Ylli (Golemi), shtetase Shqiptare, është diplomuar në Ekonomi nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës (Shqipëri), me një diplomë pasuniversitare në Informatikë dhe gjithashtu në Sociologji.

Që nga viti 1997, ajo mban titullin Auditues Ligjor nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) dhe nga viti 2011 është Audituese e Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Audituesve të Kosovës (SCAAK). Ajo ka mbi 30 vjet përvojë në profesionin e saj.

Diana Ylli (Golemi) e filloi karrierën e saj në vitin 1986 si programuese në Departamentin Ekonomik të Ministrisë së Industrisë së Lehtë në Tiranë (Shqipëri). Prej korrikut 1993 deri në nëntor të vitit 1997 ishte Drejtore Finance pranë Departamentit të Kontabilitetit të Shoqërisë së prodhimit të Miellit Tirana.

Prej nëntorit 1997 deri në maj të vitit 1999, ajo ka punuar në kompaninë e auditimit “Deloitte & Touche”. Në vitin 1999, Diana Ylli (Golemi) ishte një nga themeluesit e kompanisë “ILD-99 Audit” sh.p.k, një nga firmat më të mëdha të pavarura të auditimit në Shqipëri.

Për dy mandate të njëpasnjëshme (6 vjet, nga viti 2006 – 2012), ajo kryesoi me sukses Këshillin Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë. Pas 17 vjet eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në auditim dhe kontabilitetit si Partnere Drejtuese e ILD-99, në vitin 2015, ajo u bashkua me Mazars, një kompani ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit.

Aktualisht është partnere e auditimit në Mazars në Shqipëri. Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, ajo ka ofruar shërbime të auditimit, taksave dhe shërbimeve të tjera këshilluese.

Përvoja e saj mbulon industri të ndryshme duke përfshirë: institucionet bankare dhe mikrofinanciare, energjinë dhe shërbimet, teknologjinë dhe telekomunikacionin, ndërtimin, prodhimin, shpërndarjen, sektorin publik, projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe OJQ-të. Diana Ylli është gjithashtu një trajnere e certifikuar e auditimit dhe trajnuese e SNRF.”

This site is registered on wpml.org as a development site.