Z. Bledar Shella është shtetas shqiptar, i diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe mban titullin Analist Financiar i Certifikuar nga Instituti ndërkombëtar i profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA).
Ai e nisi karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare, pranë Bankës së Shqipërisë. Në muajin Prill 2004, ai u emërua Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë.
Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut. Z. Shella ka gjithashtu një përvojë akademike, të cilën e ka filluar në muajin Tetor të vitit 2000 si Profesor në Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Nga Marsi i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014, ai ka qenë Lektor i lëndës Analiza Financiare e Avancuar, pjesë e kurrikulës së Programit Master pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail.Duke filluar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.