OTP Bank

Bertina Hajdini

Bertina Hajdini, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (Shqipëri) dhe zotëron një diplomë Master në të njëjtën fushë nga Universiteti Epoka.

Ajo ka punuar në industrinë bankare për 17 vjet dhe ka mbajtur disa pozita drejtuese midis të cilave 10 vjet angazhim të plotë ndaj Societe Generale Albania, pjesë e Grupit Societe Generale, një nga grupet më të mëdha financiare në botë.

Bertina Hajdini nisi karrierën e saj në vitin 2000 si Asistente e Departamentit të Shërbimit të Klientit në FEFAD, “Fondacioni për Ndërmarrësi, Financa dhe Zhvillim”, sot i njohur si Banka ProCredit. Në maj të vitit 2001, ajo u emërua si Specialiste në Bankën Ndërkombëtare dhe në prill të vitit 2006 mbajti pozitën e Koordinatorit për Kreditë Dokumentare.

Ajo iu bashkua me Societe Generale Albania në tetor të vitit 2007 si Drejtore e Pagesave dhe Bankave Korrespondente, deri në janar të vitit 2011 kur mori drejtimin e Departamentit Back Office. Në maj të vitit 2016 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Sekretariatit Korporativ, një pozicion sfidues pasi ajo është Përgjegjëse e katër sektorëve të ndryshëm.