Arpad Srankó, shtetas Hungarez, është diplomuar në Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Admistrimit Publik të Budapestit (njohur ndryshe si Universiteti Corvinus i Budapestit) në Fakultetin e Shkencave Ekonomike.
Z. Srankó e ka filluar karrierën në sektorin bankar në vitin 2005, përpara krizës financiare, duke ndjekur nga afër dhe duke marrë pjesë në ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur në industrinë bankare. Ai ka kontribuar në procesin e shndërrimit të OTP Bank nga një bankë lokale në një kampion rajonal përmes blerjeve, bashkimeve dhe integrimeve të shumta.
Z. Arpad Srankó është rritur profesionalisht ndër vite duke u promovuar në pozicione sfiduese. Në vitin 2016, Z. Srankó u emërua Drejtor i Departamentit të Strategjisë, Planifikimit dhe Analizës së Filialeve të Huaja në OTP Bank Plc dhe nga shkurti, 2021, Z.
Sranko u promovua si Drejtor Menaxhues i Drejtorisë së Strategjisë, Planifikimit dhe Kontrollit. Aktiviteti i tij mbulon operacionet në 11 shtete në EQL, EJL dhe BSHP ku janë filalet e Grupit OTP kryesisht të fokusuara në industrinë tregtare bankare.
Z. Srankó ka fituar njohuri të paçmueshme për operacionet bankare, duke u fokusuar kryesisht në: performancën financiare, aktivitetin e biznesit dhe ecurinë e shitjeve, përfitueshmërinë e produktit dhe të linjes së biznesit si dhe në kontrollin e kostos.
Z. Srankó ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OTP Banka Hrvatska (Kroaci), anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Komitetit të Kontrollit në Podgoricka Banka (Mali i Zi) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Building Society Ltd në Hungari. Në mars 2019, ai është emëruar Kryetar i Komitetit të Kontrollit dhe Zv. Kryetar i Këshillit Drejtues për Bankën OTP Albania.