Ardian Hasa, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Inxhinieri Elektronike në Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës (Shqipëri) dhe ka diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffieldit. Ardian Hasa, filloi karrierën e tij në vitin 2002 në sektorin e telefonisë mobile.
Në gusht të vitit 2003, iu bashkua Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, si Specialist i TIK-ut dhe në janar 2006 ai u emërua Drejtor për Projekte Kombëtare ne fushen e TIK.
Ai u bashkua me Societe Generale Albania në Shtator të viti 2008 si Oficer për Menaxhimin e Projekteve deri në mars të viti 2010 kur u emërua Drejtor i Kontrollit të Cilësisë. Në maj të vitit 2012 ai ka qenë në pozicionin e Zëvendës Drejtor i Divizionit Operacional dhe tre vjet më vonë u emërua si Drejtor i Divizionit Operacional.
Pas mbi 12 viteve përvojë në pozicione të ndryshme drejtuese, ndër të cilat 10 vjet me angazhim të plotë ndaj Bankës Societe Generale Albania, në prill të vitit 2018 ai u zgjodh zv/ Drejtor i Përgjithshëm në krye të Divizionit Operacional të Societe Generale Albania.