OTP Bank

Aleksandër Xhuvani

Aleksandër Xhuvani, shtetas Shqipetar, është diplomuar për herë të parë në 1980 në fushën e Inxhinierisë Elektrike në drejtimin Automatizim Industrie, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetit e Tiranës (Shqipëri); në 1985 ai u diplomua përsëri në fushën e Inxhinierisë në drejtimin Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d’Etudes Approfondies) në fushën e Gjeniut Elektrik (Génie Electrique) në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d’Electrotechnique, d’Electronique, Informatique et d’Hydraulique de Toulouse) në Francë.

Më vonë, në 1989, ai fitoi gradën shkencore “Doktor” në Institutin Kombëtar Politeknik të Tuluzës (Institut National Polytechnique de Toulouse) dhe në 2013 është diplomuar me Master në Administrim Biznesi pranë Universitetit “Montesquieu-Bordeaux IV”, në Francë.

Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga nëntori 1989 deri në janar 1992 mbajti postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës.

Nga muaji janari 1992 deri në janar 2008 u emërua Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe mbajti postin e Profesorit me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Që nga janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të UPT. Ai është anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe nga viti 1998 deri në vitin 2018 ka mbajtur postin e drejtorit të Institutit Francez të Administrimit (Institut Français de Gestion) pranë UPT.

Që nga viti 2015, Z. Xhuvani është anëtar i Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe pjesëtar i grupit shqiptar për reformën Evropiane në këtë fushë. Ai është dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhërit të Palmave Akademike” në 2002 prej Ministrit Francez të arsimit dhe në 2014 me medaljen “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Meritës” prej Presidentit të Republikës Franceze.

This site is registered on wpml.org as a development site.