OTP Bank

Adrian Civici

Adrian Civici, shtetas Shqiptar, ka diplomë dhe Master në Ekonomi Agrare nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri, një Ph.D. në Administrim Biznesi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Shqipëri dhe Ph.D. në Ekonomi nga ENSA.M (Instituti Kombëtar i Arsimit të Lartë në Shkencat Bujqësore të Montpellier, Francë).

Ai ka kryer studimet e tij postdoktorale në vitin 1995. Në vitin 2009, Z. Civici ka marrë titullin Ordre des Palmes Académiques nga Akademia Franceze e Shkencave në Francë, ndërsa në vitin 2011 ka marrë titullin shkencor “Profesor në Shkencat Ekonomike” nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Z. Civici e filloi karrierën e tij në vitin 1983 si një ekonomist agrar në një fermë shtetërore bujqësore. Në vitin 1984, ai mori postin e lektorit dhe kërkuesit në Departamentin e “Administrimit dhe Organizimit” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shqipëri.  Nga viti 1992 deri në vitin 1994 mbajti postin e Zëvendësdekanit të Fakultetit të Bujqësisë, në Tiranë.

Në vitin 2001 u emërua Këshilltar i Ministrit të Financave dhe Kryetar i “Qendrës për Zhvillim të Qendrueshëm”, në Tiranë, Shqipëri. Nga viti 2002 deri në vitin 2006, z. Civici mbajti postin e Drejtorit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Socio-Ekonomik në Ministrinë e Financave, Shqipëri.

Më vonë, nga viti 2005 deri në vitin 2014, ai u zgjodh Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Në vitin 2007 u emërua Rektor i Universitetit Europian të Tiranës dhe në vitin 2011 Drejtor i Shkollës Doktorale.

Që nga viti 2014, z. Civici është emëruar staf kyç i katedrës evropiane Jean Monnet (Shqipëria drejt BE-së dhe Zhvillimit Rajonal “ALEURD”) dhe po në këtë vit u zgjodh President i Universitetit Europian të Tiranës, Shqipëri. Në vitin 2019, z. Civici u emërua Dekan në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Mesdhetar, ku u pasua me emërimin si Rektor i këtij Universiteti.

Në vitin 2020, z. Civici zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me titullin “Akademik i Asociuar”. Z. Adrian Civici ka botuar libra të shumtë, artikuj shkencorë, hulumtime kërkimore dhe studime në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në revista shkencore ndërkombëtare.

This site is registered on wpml.org as a development site.