OTP Bank ofron shërbime investimi si:
- ndërmjetësimi për klientët në ankandet e tregut të titujve të Qeverisë Shqiptare.
- Marrja, transmetimi dhe ekzekutimi i urdhrave të klientëve, në lidhje me një ose disa instrumente financiare (brokerimi), në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
- Shërbime të kujdestarisë/mirëmbajtjeje të titujve
- Negocim për normat preferenciale të interesit për depozita
- Përditësimi periodik mbi tregjet vendase dhe ndërkombëtare të parave dhe “forex”
- Informacion mbi tregjet aktuale sipas kërkesave të veçanta të klientit
Titujt subjekt ndërmjetësimi janë:
- aksionet,
- instrumentet e tregut të parave
- obligacione dhe forma të tjera të instrumenteve financiare të borxhit
- kuota të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.
Politikat e ekzekutimit të urdhrit të klientit
Në zbatim të ligjit për tregjet kapitale, Banka OTP Albania ka krijuar një politikë ekzekutimi dhe të gjitha procedurat e nevojshme të ekzekutimit nën kushtet më të favorshme të klientit dhe në bazë të përpjekjes më të mirë për ekzekutimin e urdhrave ose transmetimin e një urdhri të klientit.
Lexoni këtu versionin e plotë të politikës
Politika e Ekzekutimit të urdhrit të Klientit
Bankingu Privat – Politika e Ekzekutimit të urdhrit të Klientit
Klikoni këtu për Kushtet e punës për Shërbimin e brokerimit dhe kujdestarisë