OTP Bank

Grupi OTP

OTP Bank, si një aktor tepër i rëndësishëm në industrinë bankare në Hungari dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare për më shumë se 18.5 milionë klientë individë dhe korporata. Ajo operon në dymbëdhjetë vende të botës nëpërmjet një rrjeti prej 1455 degësh, agjentëve të saj financiarë, 4697 ATM, internetit dhe kanaleve të saj elektronike.

E themeluar që prej vitit 1949, kompania është zhvilluar për të qenë sot një grup bankar ofrues i shërbimeve financiare universale.

Në vitin 1990, Banka Kombëtare e Kursimeve u kthye në një kompani publike me një kapital aksionar prej 23 miliardë HUF. Emri i saj u shndërrua në Banka Kombëtare e Kursimeve dhe Tregtisë. Rrjedhimisht, aktivitetet jo bankare të saj u shkëputën nga banka, së bashku me njësitë organizative mbështetëse të tyre.

Procesi i privatizimit të OTP Bank filloi në vitin 1995, si rezultat i 3 ofertave publike dhe aksionet e saj u përfshinë në Bursën e Budapestit. Aktualisht banka karakterizohet nga një strukturë e shpërndarë aksionerësh, kryesisht nga investitorë privatë dhe institucione të ndryshme.

Grupi OTP është grupi bankar me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, me njohuri të veçantë për rajonin dhe një angazhim të qëndrueshëm ndaj tij. Me integritet dhe vendosmëri, Grupi OTP po punon për të ndihmuar zhvillimin e këtij rajoni, për transformimin e tij në motorin e rritjes së kontinentit. OTP Group është një punëdhënës evropian gjithëpërfshirës, i larmishëm dhe progresiv. Ai është i fokusuar në zhvillimin e punonjësve të tij me qëllim rritjen e kapitalit intelektual në të mirë të ekipeve, klientëve dhe partnerëve të bankës.

Gjatë viteve të fundit, OTP Bank ka përfunduar disa blerje të suksesshme, duke u shndërruar në një lojtar kryesor në rajon. Përveç Hungarisë, me hyrjen në Shqipëri, OTP Bank aktualisht operon në 11 vende nëpërmjet filialeve të saj në: Bullgari (DSK Bank AD), Kroaci (OTP Banka d.d.), Rumani (OTP Bank Rumani S.A.), Serbi (OTP banka Srbija akcionarsko društvo Novi Sad), Sloveni (SKB banka d.d. Ljubljana), Moldavi (OTP Bank S.A.), Ukrainë (Joint -Stock Company OTP Bank), Malin e Zi (Crnogorska komercijalna banka AD Podgorica), Rusi (Joint Stock Company “OTP Bank”) dhe Uzbekistan (Ipoteka Bank).

Nëpërmjet inovacionit digjital, Inteligjencës Artificiale dhe njohurive bazuar mbi të dhënat, Grupi OTP përpiqet të ofrojë shërbime të shkëlqyera financiare, si për klientët individë ashtu edhe për ata institucionalë. Sinergjitë brenda Grupit shfrytëzohen për të vepruar si shtytës drejt transformimit digjital të rajonit, ndërkohë që zhvillimi i programeve për edukimin financiar në të gjithë Grupin ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Pavarësisht konkurrencës së fortë, pozicionimi i OTP Bank në treg mbetet i qëndrueshëm në disa segmente, kurse në aspektin e përfitueshmërisë dhe stabilitetit, Banka renditet në frontin Evropian.