
Banka jonë, OTP Bank Albania si pjesë e Grupit OTP, hyri në tregun bankar shqiptar në vitin 2018, ku Societe Generale njoftoi shitjen e aksioneve të saj në Societe Generale Albania tek OTP Bank, proces i cili përfundoi me sukses në mars 2019.
Në korrik 2022 hodhëm një hap tjetër gjigant ku Grupi OTP njoftoi përfundimin e procedurës për blerjen e Alpha Bank Albania. Me këtë transaksion të mbyllur me sukses, Ne forcuam më tej pozicionin tonë në tregun shqiptar, duke u renditur si banka e pestë më e madhe në vend në nivel asetesh dhe e treta në terma të portofolit të kredive.
Gjatë vitit 2022, na u shtua një lajm i jashtëzakonshëm nga prestigjiozja “The Banker” ku u njohëm si “Banka e vitit 2022”. Ky çmim është certifikimi më i mirë i dedikimit e synimit tonë për zhvillim të vazhdueshëm.
Ky është çmimi i dytë që Banka jonë mori, pasuar nga Euromoney si ‘Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2022’, me rezultate dhe zhvillime të jashtëzakonshme financiare për të tretin vit radhazi.
Që nga vlerësimet tona të fundit, ne kemi lançuar grupin e parë të përmirësimeve të bankingut online, duke ofruar një platformë online më të avancuar si për bizneset ashtu edhe për klientët individualë. Një grup i dytë përmirësimesh është në proces, i cili do të zgjerojë numrin e ofertave digjitale, duke përfshirë pagesat e faturave nëpërmjet kodit QR, nënshkrimin digjital dhe menaxhimin e kartave. Banka tani ka filluar zbatimin e një projekti tjetër të rëndësishëm – një mjet për dhënien e kredisë që do të mundësojë menaxhimin e fluksit të kredisë, nga fillimi në fund, në një mjedis digjital, si dhe ka nisur gjithashtu strategjitë që lidhen me segmentin e bujqësisë dhe kreditë për blerje banese.
Si një tjetër tregues i rëndësisë së Bankës në rritje në vend, Ne jemi zgjedhur gjithashtu si lideri kryesor për emetimin e eurobondit për 10-vjeçarin e fundit në Shqipëri.
Qëllimi ynë është të zhvillojmë një marrëdhënie afatgjatë, korrekte e transparente me ju, Klientët. Bazuar në besimin e ndërsjellë dhe kërkimin e zgjidhjeve më të mira – ne përmbushim misionin tuaj duke mbështetur vendimet e duhura. Ne do të kërkojmë gjithmonë zgjidhjen më të mirë për ju, pasi ky është themeli i një mjedisi motivues biznesi dhe i marrëdhënieve të shëndetshme afatgjata të biznesit. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe t’ju sugjerojmë zgjidhje inovative dhe produkte të personalizuara për operacione financiare efektive dhe të sigurta.
Tashmë shtrihemi me një rrjet prej 52 degësh të pozicionuar në mënyrë strategjike. Gjithashtu, Banka jonë udhëheq tregun bankar shqiptar me një rrjet prej më shumë se 200 bankomatesh me vendndodhje strategjike në të gjithë Shqipërinë.