
Drejtor i Përgjithshëm
Kryetar i Bordit të Menaxhimit
Z. Bledar Shella është shtetas shqiptar, i diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe mban titullin Analist Financiar i Certifikuar nga Instituti ndërkombëtar i profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA).
Ai e nisi karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare, pranë Bankës së Shqipërisë. Në muajin Prill 2004, ai u emërua Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë.
Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut. Z. Shella ka gjithashtu një përvojë akademike, të cilën e ka filluar në muajin Tetor të vitit 2000 si Profesor në Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Nga Marsi i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014, ai ka qenë Lektor i lëndës Analiza Financiare e Avancuar, pjesë e kurrikulës së Programit Master pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail.Duke filluar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.
Drejtor i Divizionit Operacional
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Ardian Hasa, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Inxhinieri Elektronike në Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës (Shqipëri) dhe ka diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffieldit. Ardian Hasa, filloi karrierën e tij në vitin 2002 në sektorin e telefonisë mobile.
Në gusht të vitit 2003, iu bashkua Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, si Specialist i TIK-ut dhe në janar 2006 ai u emërua Drejtor për Projekte Kombëtare ne fushen e TIK.
Ai u bashkua me Societe Generale Albania në Shtator të viti 2008 si Oficer për Menaxhimin e Projekteve deri në mars të viti 2010 kur u emërua Drejtor i Kontrollit të Cilësisë. Në maj të vitit 2012 ai ka qenë në pozicionin e Zëvendës Drejtor i Divizionit Operacional dhe tre vjet më vonë u emërua si Drejtor i Divizionit Operacional.
Pas mbi 12 viteve përvojë në pozicione të ndryshme drejtuese, ndër të cilat 10 vjet me angazhim të plotë ndaj Bankës Societe Generale Albania, në prill të vitit 2018 ai u zgjodh zv/ Drejtor i Përgjithshëm në krye të Divizionit Operacional të Societe Generale Albania.
Drejtor i Divisionit të Riskut
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Gábor Jandácsik, një shtetas hungarez, ka mbaruar studimet e tij në Universitetin Corvinus të Budapestit, Hungari dhe ka një diplomë master në Financimin dhe Vlerësimin e Korporatës dhe Doktoraturë në Menaxhimin e Riskut.
Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1993 si Drejtor i Riskut në CIB-Intesa Sanpaolo Bank në Hungari dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në menaxhimin e riskut, rrjetin e shitjes me pakicë dhe bankën e korporatave në sistemin bankar në Hungari, në filialet e Intesa Sanpaolo, Bayerische Landesbank dhe Mali i Zi në Bankën CKB, anëtar i Grupit Bankar OTP, Hungari.
Ai gjithashtu, ka një përvojë akademike nga viti 1999 deri në 2008 si profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Debrecen, Hungari. Që nga data 1 dhjetor 2022 ai është emëruar si Drejtor i Divizionit të Riskut dhe anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtor i Komanduar i Divizionit të Biznesit
Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Ferid Shijaku, është shtetas shqiptar, i diplomuar në MSc. për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar MBA nga Universiteti i Nebraskës (SHBA) në bashëpunim me Universitetin e Tiranës.
Ai menaxhon së fundi Divizionin e Biznesit në OTP Bank Albania, ndërkohë që u bashkua bankës në vitin 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit, Drejtor i Departamentit të Korporatës.
Në 20 vitet e tij të përvojës bankare, ai ka mbuluar një spektër të gjerë në procesin e huadhënies dhe në shërbimet e biznesit, duke filluar nga mikrofinancimi deri tek kompanitë e mëdha, nga huatë e thjeshta deri tek financimi i kapitalit, ndërmjetësimit, financimit të strukturuar dhe financimit të projekteve.
Z. Shijaku ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e kredisë dhe shërbimeve bankare, duke filluar nga drejtori i kredive, analist investimesh, drejtor i riskut të kredisë, dhe së fundi si drejtues i korporatave dhe shitjeve në bankë.
Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit në bankë, gjë e cila e transformoi bankingun e korporatave në një lojtar të rëndësishëm në sektorin bankar.
Z. Shijaku ka rrënjë të forta në komunitetin vendas të biznesit dhe e konsideron punën e tij si një kontribut për këtë komunitet. Ai me kënaqësi ndan përvojën e tij duke këshilluar bizneset dhe duke trajnuar të rinjtë në zhvillimin e karrierës së tyre.
Drejtore e Divisionit Retail
Anëtare e Bordit të Manaxhimit
Znj. Liljana Shkodra është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Znj. Shkodra vjen nga një eksperiencë e gjatë në sistemin bankar e fokusuar në Sektorin Retail.
Ajo e nisi karrierën e saj në korrik të vitit 1998 si analiste kredie në FEFAD Bank. Në korrik të vitit 2003 ajo u emërua Drejtoreshë e Departamentit Retail në NBG Bank, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2008.
Në maj të vitit 2008, u emërua zëvendës drejtoreshë e Grupit Retail Banking në BKT bank, kurse në qershor të vitit 2015 u emërua edhe Drejtore e Rrjetit të degëve në këtë bankë. Znj. Shkodra ka përfunduar gjithashtu studimet Master në Financë në Fakultetin e Ekonomikut, Universiteti i Tiranës.
Duke filluar nga muaji maj 2019, znj. Shkodra u emërua Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të Manaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtor i Divisionit të Financës
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Adam Szentpeteri, shtetas hungarez, ka një diplomë master në Financë dhe Menaxhimin e Informacionit nga Universiteti i Shkencave Ekonomike Corvinus, doktoraturë për drejtësi nga Universiteti i Shkencave ELTE dhe një doktoraturë në ekonomi nga Universiteti i Evropës Qendrore (CEU).
Përpara se t’i bashkohej Grupit OTP në vitin 2005, Z. Szentpeteri ka ndjekur një karrierë akademike për dhjetë vjet duke dhënë mësim në Ekonometri, Kërkim Operacional, Drejtësi dhe Ekonomi dhe Drejtësi Biznesi, përkatësisht në universitetet e CEU, Corvinus dhe ELTE.
Z. Szentpeteri ka mbajtur pozicione të ndryshme në Grupin OTP, në Divizionin e Financave dhe Retail.
Ndërmjet viteve 2010 dhe 2015 ai ishte Drejtor i Departamentit të Kontrollit në Hungari, ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2022 ai ishte Drejtor i Departamentit të Strategjisë dhe Kërkimit të Grupit OTP.
Ai ka qenë anëtar i Bordit Mbikëqyrës të OTP Bank në Ukrainë midis vitit 2012 dhe 2018 dhe Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OTP Bank në Rusi midis vitit 2018 dhe 2022.
Z. Szentpeteri iu bashkua Bankës OTP Albania si Drejtor i Divizionit të Financës dhe Anëtar i Bordit Drejtues në vitin 2022.
Drejtore e Departamentit të Marketingut, Komunikimit dhe PR
Jonila Janku, me shtetësi shqiptare, është diplomuar në Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ajo gjithashtu ka një Master në të njëjtën fushë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë.
Me 15 vjet eksperiencë në sektorin privat në disa pozicione drejtuese, Jonila Janku është një eksperte në tregun vendas të Medias, Marketingut dhe të Komunikimit.
Jonila Janku filloi karrierën e saj në prill të vitit 2003 si menaxhere e llogarisë në Albvizion shpk, duke vijuar më pas në Top Media Group. Në gusht të vitit 2004, ajo themeloi degën e agjencisë Grey World Wide në Shqipëri dhe mori përsipër menaxhimin e kësaj agjencie.
Prej gushtit 2005 deri në janar të vitit 2015, ajo ndërtoi karrierën e saj 10-vjeçare si Drejtore e Departamentit të Marketingut në Digitalb sh.a, televizioni më i madh me pagesë dhe marka më e fuqishme Shqiptare. Ajo e krijoi këtë departament ndërkohë që kompania sapo ishte themeluar. Në shkurt të vitit 2015 ajo u emërua Drejtore Komerciale në KA Trading sh.p.k. Shqipëri.
Paralelisht ajo ka kontribuar si lektore e jashtme ose folëse e ftuar në disa institucione arsimore si, UET, UNYT, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Jonila Janku filloi punë në Societe Generale Albania në nëntor të vitit 2015 si Drejtore e Departamentit të Marketingut.
Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale
Erjon Taçe është shtetas shqiptar, i diplomuar në vitin 2000 në “Financë dhe Kontabilitet” me profilin “Bankë”, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master në të njëjtën fushë nga Qendra e Asistencës së Institucioneve Financiare dhe e Zhvillimit “Giordano Dell’Amore”, Republika e Italisë.
Ai ka nisur karrierën në qershor të vitit 2000 në Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank). Deri në shkurt të vitit 2004, ai ka punuar në Departamentin e Thesarit dhe Investimeve, në Dealing Room, si trader në Këmbime Valutore dhe Tregun e Parasë.
Në muajin shkurt 2004, Erjon Taçe i është bashkuar Bankës që në themelimin e saj (ish – Banka Popullore), me drejtimin e aktivitetit të Thesarit. Në vitin 2007, Banka bëhet pjesë e Grupit Societe Generale.
Ai menaxhoi kalimin e Departamentit të Thesarit drejt një fokusi komercial si pjesë e bankingut të Biznesit. Që nga viti 2019 Banka bëhet pjesë e grupit OTP. Erjon Taçe është aktualisht në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Thesarit, në një ambient sfidues të një tregu në zhvillim dhe ku Banka synon të jetë lider në treg.
Drejtore e Departamentit të Burimeve njerzore
Irida Vejsiu, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Shqipëri; zotëron një Master në Shkencat e Menaxhimit nga Universiteti Umea, Republika e Suedisë dhe i është dhënë nga Universiteti i Tiranës grada akademike si Doktor i Filozofisë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Irida Vejsiu filloi karrierën e saj në shkurt të vitit 2002 si një oficer në rekrutimin dhe marrëdhëniet e punonjësve në Vodafone Albania sh.a, Tiranë, Shqipëri. Në gusht 2005, ajo u Senior Officer në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit pranë Raiffeisen Bank sh.a, Tiranë.
Në shkurt 2007, ajo mori drejtimin e Sektorit të Trajnimit dhe Zhvillimit dhe më vonë ajo u bë Drejtore e Sektorit të Performancës dhe Shpërblimit në Raiffeisen Bank sh.a. Irida Vejsiu zotëron gjithashtu një përvojë akademike, që nga shkurt 2006 deri në qershor 2007, si lektore me kohë të pjesshme pranë Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për lëndën Manaxhimi dhe Etika e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimi në Biznes.
Në vitin 2009, ajo iu bashkua Bankës Societe Generale Albania si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit.
Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm
Rajeda Sinoimeri, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universitetit të Tiranës në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master Shkencor në Tregje Financiare dhe Manaxhim Bankar të lëshuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Rajeda Sinoimeri nisi karrierën e saj si specialiste EWS për kontrollin e kredive me probleme nga klientët korporata pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Përvoja e parë e znj. Sinoimeri si auditore daton në vitin 2010 në PwC Albania.
Në nëntor 2012, ajo u bashkua me kompaninë e auditimit Gjini Consulting sh.p.k si Senior Auditor, një funksion që ajo e mbajti për një periudhë prej 2 vjetësh. Nga janari i vitit 2015, znj. Sinoimeri ka mbajtur postin e Senior Auditor në firmën ndërkombëtare të auditimit Mazars në Shqipëri, me seli në Tiranë, për një periudhë një vjeçare.
Nga nëntori 2015 deri në gusht 2020 ka qenë pjesë e një prej kompanive Big 4 të auditimit, Deloitte Albania sh.p.k ku i është dedikuar auditimit për klientët italianë me rolin e Manaxheres së Auditit. Rajeda Sinoimeri po finalizon procesin e marrjes së kualifikimit ndërkombëtar ACCA.
Pas një eksperience dhjetë vjeçare në auditim, kontabilitet dhe dhënie sigurie, në shtator të vitit 2020, ajo u bashkua me OTP Bank Albania si Drejtore e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm.
Drejtor i Departamentit të Rekuperimit të Kredisë
Elton Lami, shtetas shqiptar, diplomuar në Ekonomi, profili Administrim Biznesi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shqipëri. Ka filluar karrierën në vitin 2005 në sektorin bankar duke mbajtur pozicionin e Analistit të Kredisë.
Më pas, është promovuar duke mbajtur dy pozicione njëkohësisht, atë të asistentit të Drejtorit të degës dhe CRM Biznes. Në shtator të vitit 2010 i është bashkuar stafit të zyrave qendrore të bankës në pozicionin e Specialist i Rekuperimit të Kredive me probleme.
Që prej janarit të vitit 2012 është promovuar në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Rikuperimit. Elton Lami është pjesë e stafit të bankës tonë prej më shumë se 15 vitesh.
Drejtore e Departamentit të Strategjisë & Inovacionit
Znj. Zhaneta Pllaha është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Matematikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.
Karriera e saj në sistemin bankar fillon në vitin 1999 në Departamentin e IT pranë Bankës së Kursimeve (sot RZB).
Në vitin 2003 ajo ju bashkua grupit të themelimit të Bankës Popullore (sot OTP Bank Albania), projekt ky që u kuroëzua me sukses në Mars 2004.
Znj. Pllaha u emërua Drejtore e Zhvillimeve Teknologjike të Bankës Popullore, kurse në vitin 2009 u emërua Drejtore e Departamentit të Projekteve dhe Organizimit në Bankën Societe Generale deri në vitin 2017 kur u emërua Drejtore e Divizionit Operacional në Bankën Societe Generale në Mozambik.
Në vitin 2020, znj. Pllaha u emërua Drejtore e Departamentit të Projekteve, Organizimit dhe Kanaleve Elektronike në Bankën OTP Albania.
Në periudhën 2022 – 2023 ajo mori rolin e Drejtores së Projektit për bashkimin e OTP Albania me Alpha Bank.
Në dhjetor të vitit 2022, Znj. Pllaha u emërua Drejtore e Departamentit të Strategjisë dhe Inovacionit.
Drejtore e Departamentit Ligjor & Sekretariatit
Sonila Shkodrani ka kryer studimet e larta në Francë ku është diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master, në Drejtësi në degën e drejtë Biznesi dhe e drejtë Fiskale Biznesi nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Universiteti Rennes 1.
Gjatë vitit 2020, Znj. Shkodrani i është akorduar titulli « Doktor në Drejtësi », nga po i njëjti Universitet. Karrierën profesionale Znj. Shkodrani e ka filluar pranë Departamentit të taksave të PwC, Société d’ Avocats, Paris, Francë.
Më pas ajo ju bashkua Grupit Siemens, në Paris, deri në fund të vitit 2012 në pozicionin e juristes në fushën e taksave. Paralelisht ka realizuar disa kërkime për temat “Aspektet fiskale të Investimeve Amerikane në France” apo “Diskriminimi Fiskal sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut », rezultatet e të cilave i ka prezantuar pranë Universiteve Georgetwon në Washtington, dhe New York Law School, USA.
Në Janar 2013 Znj. Shkodrani i bashkohet Bankës Societe Generale Albania si juriste dhe më pas promovohet Përgjegjëse e Sektorit Ligjor.
Gjatë periudhës shkurt 2014- 2015 Znj. Shkodrani ka shërbyer si lektore e jashtme pranë Universitetit Europian të Tiranës për lëndën e Drejtë Biznesi dhe e Drejtë e Falimentit në nivelin Master Shkencor.
Prej dhjetorit të vitit 2022 ajo mban postin e Drejtores së Departementit Ligjor dhe Sekretariatit të Bankës OTP Albania sh.a.
Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë & Parandalimit të Pastrimit të Parave
Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë & Parandalimit të Pastrimit të Parave
Eralda Disha ka ndjekur studimet e larta për Financë-Bankë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe është diplomuar në vitin 2010. Menjëherë me përfundimin e studimeve, i është bashkuar Bankës Societe Generale Albania në pozicionin e Asistentës Administrative pranë Departamentit te Sekretariatit të Përgjithshëm.
Paralelisht me punësimin, gjatë viteve 2013-2015 ka ndjekur studimet pasuniversitare duke u pajisur me Diplomën Master Profesional në Financë. Në vitin 2014, Eralda Disha kaloi në pozicionin e Specialistes së Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave në Sektorin e Kontrollit të Vazhdueshëm.
Ky moment shënoi një kthesë në rrugën e karrierës duke e fokusuar në fushat e menaxhimit të risqeve. Në vitin 2018, ajo u promovua duke i besuar Sektorin e Riskut Operacional të cilin e menaxhoi për një periudhë të shkurtër afro 2 vjeçare gjatë së cilës Banka behet pjesë e Grupit OTP.
Në shtator 2019, Eralda Disha kthehet sërish në menaxhimin e riskut të përputhshmërisë dhe parandalimin e pastrimit të parave si Përgjegjëse e këtij Sektori të cilin e drejtoi për rreth tre vite.
Aktualisht, Eralda Disha është emëruar Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave, i cili synon të mbrojë aktivitetin e Bankës dhe të sigurojë qendrueshmëri në një mjedis gjithmonë e më shumë sfidues.
Drejtor i Departamentit të Sigurisë
Valsi Thomollari, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Informatikë (Diplomë e Integruar e nivelit të dytë) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës (Shqipëri).
Z. Thomollari, e nisi karrierën e tij në vitin 2008 në sektorin bankar, pranë Alpha Bank Albania, si Specialist i Infrastrukturës dhe Rrjeteve në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit.
Në vitin 2011 u promovua si Përgjegjës i Operacione TI, ku njëkohësisht nisi të merrej dhe me çështje të Sigurisë së Informacionit, Vazhdimësisë së Biznesit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, detyra këto që kulmuan në promovimin në vitin 2013 si Oficer i Sigurisë së Informacionit, e më tej në 2015 si Përgjegjës i Sektorit të Sigurisë së Informacionit krijuar rishtazi.
Pas 11 vitesh në sektorin bankar Z. Thomollari vendos të ndërrmarë një ndryshim në karrierë duke iu bashkuar në vitin 2019 sektorit të telekomunikacionit, si Përgjegjës i Sigurisë Kibernetike në Vodafone Albania për një eksperiencë shumë të vyer.
Në maj të vitit 2020, rikthehet sërish në sektorin bankar, këtë herë duke iu bashkuar Bankës OTP Albania, si përgjegjës i Sektorit të Sigurisë TI dhe Kartave.
Një vit më pas, në 2021, promovohet në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë në Divizionin Operacional, duke zgjeruar përgjegjësitë në fusha si Siguria Fizike dhe Menaxhimi i CASH-it.
Bashkimi i Bankës OTP Albania me Alpha Bank Albania e rikonfirmon Z. Thomollari në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë, këtë herë duke raportuar direkt tek Drejtori i Përgjithshëm dhe duke iu bashkuar nga Dhjetor 2022, Komitetit të Menaxhimit të Bankës.