
Njerëzit e duhur në vendet e duhura janë të paçmuar. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për manaxhimin tonë që na udhëheq me strategjinë për t’u përmirësuar çdo ditë, për ju.
Drejtor i Përgjithshëm
Kryetar i Bordit të Menaxhimit
Z. Bledar Shella është shtetas shqiptar, i diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe mban titullin Analist Financiar i Certifikuar nga Instituti ndërkombëtar i profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA).
Ai e nisi karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare, pranë Bankës së Shqipërisë. Në muajin Prill 2004, ai u emërua Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë.
Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut. Z. Shella ka gjithashtu një përvojë akademike, të cilën e ka filluar në muajin Tetor të vitit 2000 si Profesor në Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Nga Marsi i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014, ai ka qenë Lektor i lëndës Analiza Financiare e Avancuar, pjesë e kurrikulës së Programit Master pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail.Duke filluar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.
Drejtor i Divizionit Operacional
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Ardian Hasa, një shtetas shqiptar, është diplomuar për Inxhinieri Elektronike në Shkenca Kompjuterike në Universitetin Politeknik të Tiranës (Shqipëri) dhe ka diplomë Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Sheffieldit. Ardian Hasa, filloi karrierën e tij në vitin 2002 në sektorin e telefonisë mobile.
Në gusht të vitit 2003, iu bashkua Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare, si Specialist i TIK-ut dhe në janar 2006 ai u emërua Drejtor për Projekte Kombëtare ne fushen e TIK.
Ai u bashkua me Societe Generale Albania në Shtator të viti 2008 si Oficer për Menaxhimin e Projekteve deri në mars të viti 2010 kur u emërua Drejtor i Kontrollit të Cilësisë. Në maj të vitit 2012 ai ka qenë në pozicionin e Zëvendës Drejtor i Divizionit Operacional dhe tre vjet më vonë u emërua si Drejtor i Divizionit Operacional.
Pas mbi 12 viteve përvojë në pozicione të ndryshme drejtuese, ndër të cilat 10 vjet me angazhim të plotë ndaj Bankës Societe Generale Albania, në prill të vitit 2018 ai u zgjodh zv/ Drejtor i Përgjithshëm në krye të Divizionit Operacional të Societe Generale Albania.
Drejtor i Divisionit të Riskut
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Gábor Jandácsik, një shtetas hungarez, ka mbaruar studimet e tij në Universitetin Corvinus të Budapestit, Hungari dhe ka një diplomë master në Financimin dhe Vlerësimin e Korporatës dhe Doktoraturë në Menaxhimin e Riskut.
Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1993 si Drejtor i Riskut në CIB-Intesa Sanpaolo Bank në Hungari dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në menaxhimin e riskut, rrjetin e shitjes me pakicë dhe bankën e korporatave në sistemin bankar në Hungari, në filialet e Intesa Sanpaolo, Bayerische Landesbank dhe Mali i Zi në Bankën CKB, anëtar i Grupit Bankar OTP, Hungari.
Ai gjithashtu, ka një përvojë akademike nga viti 1999 deri në 2008 si profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Debrecen, Hungari. Që nga data 1 dhjetor 2022 ai është emëruar si Drejtor i Divizionit të Riskut dhe anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtor i Divizionit të Biznesit
Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Ferid Shijaku, është shtetas shqiptar, i diplomuar në MSc. për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar MBA nga Universiteti i Nebraskës (SHBA) në bashëpunim me Universitetin e Tiranës.
Ai menaxhon së fundi Divizionin e Biznesit në OTP Bank Albania, ndërkohë që u bashkua bankës në vitin 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit, Drejtor i Departamentit të Korporatës.
Në 20 vitet e tij të përvojës bankare, ai ka mbuluar një spektër të gjerë në procesin e huadhënies dhe në shërbimet e biznesit, duke filluar nga mikrofinancimi deri tek kompanitë e mëdha, nga huatë e thjeshta deri tek financimi i kapitalit, ndërmjetësimit, financimit të strukturuar dhe financimit të projekteve.
Z. Shijaku ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e kredisë dhe shërbimeve bankare, duke filluar nga drejtori i kredive, analist investimesh, drejtor i riskut të kredisë, dhe së fundi si drejtues i korporatave dhe shitjeve në bankë.
Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit në bankë, gjë e cila e transformoi bankingun e korporatave në një lojtar të rëndësishëm në sektorin bankar.
Z. Shijaku ka rrënjë të forta në komunitetin vendas të biznesit dhe e konsideron punën e tij si një kontribut për këtë komunitet. Ai me kënaqësi ndan përvojën e tij duke këshilluar bizneset dhe duke trajnuar të rinjtë në zhvillimin e karrierës së tyre.
Drejtore e Divisionit Retail
Anëtare e Bordit të Manaxhimit
Znj. Liljana Shkodra është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri. Znj. Shkodra vjen nga një eksperiencë e gjatë në sistemin bankar e fokusuar në Sektorin Retail.
Ajo e nisi karrierën e saj në korrik të vitit 1998 si analiste kredie në FEFAD Bank. Në korrik të vitit 2003 ajo u emërua Drejtoreshë e Departamentit Retail në NBG Bank, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2008.
Në maj të vitit 2008, u emërua zëvendës drejtoreshë e Grupit Retail Banking në BKT bank, kurse në qershor të vitit 2015 u emërua edhe Drejtore e Rrjetit të degëve në këtë bankë. Znj. Shkodra ka përfunduar gjithashtu studimet Master në Financë në Fakultetin e Ekonomikut, Universiteti i Tiranës.
Duke filluar nga muaji maj 2019, znj. Shkodra u emërua Drejtore e Divizionit Retail dhe Anëtare e Bordit të Manaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtor i Divizionit të Financës
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Attila Kovacs është shtetas hungarez, i cili ka një diplomë master në Financë dhe Menaxhimin e Informacionit nga Universiteti Corvinus i Shkencave Ekonomike (2003) dhe një diplomë MBA në Administrim Biznesi nga Mastriht School of Management dhe SEED Hungary (2018).
Ai e filloi karrierën e tij në vitin 2003 si ekspert i BI-së në OTP Bank në Hungari dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale në financë brenda Divizionit të Strategjisë dhe Financave, si dhe në M&A brenda Divizionit të Bankës së Korporatave.
Nga viti 2009 deri në vitin 2016, ai shërbeu si Shef i Departamentit të Konsolidimit të Planifikimit dhe në vitin 2016, ai u emërua Shef i Departamentit Hungarez të Strategjisë, Planifikimit dhe Kontrollit.
Në vitin 2019, ai iu bashkua ekipit të M&A dhe ishte përgjegjës për ekzekutimin e aktiviteteve të blerjes në OTP Group.Në vitin 2022, Attila Kovacs u emërua si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës në PortfoLion Capital Partners, krahu i kapitalit sipërmarrës të OTP Group.
Në korrik 2023, ai iu bashkua Bankës si Drejtor i Divizionit Financiar (Zyrtar Kryesor Financiar) dhe u bë Anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania.