OTP Bank

Pse të zgjedh Banka OTP Albania?

Shpirti i skuadrës, vlera jonë më e madhe, shkon përtej mënyrës se si ne punojmë së bashku. Ajo ka të bëjë me formimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, të bazuara në respekt dhe besim. Të ndërtojmë së bashku shpirtin e skuadres ka të bëjë me kënaqësinë që vjen nga të mësuarit dhe të mbështeturit e njëri-tjetrit, sepse lidhja më e rëndësishme që ne kemi është ajo që ndërtojmë me punonjësit tanë.

Profesionalizmi dhe Inovacioni së bashku me Shpirtin e Skuadrës përbëjnë vlerat themelore të bankës. Këto vlera, të shfaqura nga të gjithë kolegët, ushqejnë një ambjent i cili kombinon ekspertizën e thellë me dëshirën e vazhdueshme për t’i paraprirë kërkesave të klientëve dhe ndryshimeve të tregut.

Bashkohu me një skuadër të talentuar

Nëse ti bashkohesh me stafin e bankës OTP Albania, ti do të bashkohesh me një ekip njerëzish shumë të dedikuar të cilët janë drejtuar drejt përsosmërisë dhe njohuritë e të cilëve i dedikohen gjithnjë e më shumë një shërbimi sa më të mirë për klientët tanë. Ne punojmë shumë për të tërhequr dhe mbajtur njerëz të talentuar dhe nga fusha të ndryshme. Më pas ne i ndihmojmë ata të integrohen me sukses dhe pa probleme me kompaninë.

Ndërto të ardhmen dhe zhvillohu

Ne duam që ti të zhvillohesh për të përvetësuar praktikat më të mira të industrisë bankare ndaj dhe të japim mundësi për të zhvilluar karrierën dhe aftësitë tuaja. Ne investojmë në trajnime per aftësitë në punë, aftësitë teknike dhe aftësitë manaxheriale në përputhje me vlerat kryesore të bankës.

Përfito shpërblimet

Si pjesë e skuadrës së Banka OTP Albania do te shpërblehesh për performancën dhe përkushtimin, individualisht dhe si pjesë e skuadrës.

Pagesa përfshin një rrogë fikse, një shpërblim të bazuar tek performanca si dhe benefite të tjera.

Arritjet Tona

Në Banka OTP Albania, ne përpiqemi të jemi Banka më e Mirë, duke punuar me pasion dhe dëshirë çdo ditë për të sjellë ndryshim pozitiv në punë, në komunitetet tona, dhe në mjediset ku operojmë. Përgjatë këtyre viteve, përpjekjet tona nuk kanë shkuar pa u vënë re:

Ndihemi të nderuar që jemi përzgjedhur nga disa organizata dhe publikime të shkëlqyera në fushën ku punojmë. Duke u përqëndruar në shumë pjesë të ndryshme të biznesit tonë, këto çmime nxjerrin në pah disa nga arritjet të cilat na mbushin me krenari.

Përfitimet

Në Banka OTP Albania, ne investojmë në punonjësit tanë duke ofruar mundësi për avancim, paga konkurruese, programe motivuese dhe një paketë përfitimesh të shkëlqyer.

Kur bashkohesh me Bankën, ti bashkohesh me një kulturë mbështetjeje. Pagat konkurruese, shpërblimet në bazë të performancës, si dhe lehtësirat në kredimarrje dhe kursime janë një pjesë e rëndësishme e ofrimit të përfitimeve të njerëzve tanë dhe sigurisë, duke u mundësuar atyre që të jenë më të mirët – brenda dhe jashtë punës.

Ne e dimë se balancimi midis punës dhe familjes mund të jetë tepër sfidues. Ne gjithashtu e dimë se sa e rëndësishme është gjetja e balancës së duhur për punonjësit tanë. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi t’i sigurojmë punonjësve tanë një shumëllojshmëri të mundësive të punës për t’iu përshtatur nevojave të tyre jetësore sot, nesër, dhe në të ardhmen.

Angazhimi ndaj diversitetit

Për të qenë Banka më e Mirë, kemi nevojë për njerëzit më të mirë. Ne zbulojmë mënyra të reja të të menduarit, nxisim një kulturë të gjithëpërfshirjes dhe e bëjmë Bankën tonë të fortë duke angazhuar individë me një gamë të gjerë të përvojave, prejardhjeve dhe aftësive.

Kur të bashkohesh me Banka OTP Albania, Ti do të jesh pjesë e një kulture të ndërtuar mbi respektin – që respekton talentet unike të të gjithëve në ekip. Me një përkushtim të sinqertë ndaj diversitetit, ne kemi krijuar një familje ku punonjësit dhe klientët ndihen rehat pa marrë parasysh fenë, racën, gjininë, aftësitë fizike apo orientimin seksual.

Trajnimi dhe Zhvillimi

Në Banka OTP Albania, ne besojmë fort në zhvillimin e punonjësve. Përveç këshillave të vazhdueshme dhe feedback-ut të ofruar nga menaxheri i tyre, të gjithë punonjësit tanë kanë akses për trajnime në vendin e punës dhe një shumëllojshmëri mjetesh dhe burimesh. Këto përfshijnë programin tonë INTRANET, kurset në MyLearning Platform, trajnime / seminare të ndryshme, etj.

Procesi ynë i Performancës do të të ndihmojë të identifikosh objektivat e tua të zhvillimit dhe aspiratat e karrierës dhe të krijosh një plan veprimi për t’i arritur ato. Menaxheri juaj do të gjendet pranë gjatë gjithë procesit, duke të ndihmuar të përmbushësh – dhe tejkalosh – objektivat e performancës. Ne do të japim mbështetjen dhe burimet që të nevojiten për të ndërtuar njohuritë e tua, për të rritur aftësitë dhe për të fituar përvojë – duke bërë të mundur suksesin tënd profesional. Ne duam që të gjithë njerëzit tanë të arrijnë qëllimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata për një karrierë sa më të mirë.