
Rregullorja Nr. 7/2021.-CMP-6006
POLITIKA E SANKSIONEVE E GRUPIT OTP
1. Hyrja
Grupi Bankar OTP është e angazhuar të zbatojë ligjet dhe rregulloret e sanksioneve tregtare, financiare dhe ekonomike, dispozitat e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara mbi embargot si dhe rregulloret e tjera dhe ligjet mbi sanksionet që aplikohen posaçërisht në juridiksionet në të cilat Grupi Bankar OTP vepron, subjekt të legjislacionit dhe rregulloreve lokale.
2. Standardet e Grupit
Grupi Bankar OTP implementon Politikën e Sanksioneve dhe program sanksionesh të cilat përcaktojnë standardet minimale që Banka OTP dhe filialet e saj duhet të respektojnë në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme duke përfshirë standardet dhe procedurat e mëposhtme:
Filtrimi dhe kontrolli i klientëve dhe transaksioneve kundrejt listave të sanksioneve të lëshuara nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe listat e sanksioneve të aplikueshme nga rregulloret lokale duke përfshirë juridiksionet në të cilat Banka OTP dhe filialet e saj operojnë.
Ndalimi ose kufizimi i aktivitetit të biznesit, në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare apo investimi ose lehtësimi i transaksioneve që mund të thyejnë ligjet e aplikuara të sanksioneve ose standardet përkatëse të Grupit Bankar OTP.
Kufizimet e sanksioneve mund të ndalojnë aktivitetin e biznesit me individë apo entitete të përfshira në listën e sanksioneve, ose çdo aktivitet që mund të përfshihet në mënyrë direkte apo indirekte me vende apo territore që i nënshtrohen sanksioneve gjithëpërfshirëse (duke përfshirë pa kufizim Kubën, Iranin, Korenë e Veriut, Venezuelën, Sirinë dhe rajonin e Krimesë). Ndalesat synojnë gjithashtu të parandalojnë transaksione dhe sjellje të biznesit që ka për qëllim të shmangë në mënyrë direkte ose indirekte çdo sanksion të zbatueshëm.
Grupi Bankar OTP ka implementuar rregulla të brendshme për të analizuar të gjithë klientët dhe transaksionet përkatëse. Analiza e përputhshmërisë me ligjet dhe sanksionet në fuqi, mund të sjellë në vonesa në procesimin e transaksioneve të klientëve.
Grupi Bankar OTP në diskrecion mund të refuzojë të sigurojë produkte ose shërbime financiare apo të lehtësojë transaksione edhe kur ato mund të lejohen nga ligjet e sanksioneve të aplikueshme, në rast se këto veprimtari konsiderohen me risk nga Grupi Bankar OTP.