OTP Bank

Përgjegjësia Sociale

Ne jemi këtu…

Ne përpiqemi për mirëqenien e mjedisit në të cilin operojmë dhe bëjmë biznes. Në Bankën OTP Albania, ne sigurohemi që fokusi ynë në biznesin e qëndrueshëm të prekë të gjitha fushat: sportin, natyrën dhe mjedisin, kulturën, punonjësit tanë dhe, bamirësinë, të gjithë ata që mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes mbështetjes sonë.

Aktivitet i përgjegjshëm për Grupin OTP nënkupton një menaxhim të mirë, punësim të përgjegjshëm dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. Objektivi i Banka OTP Albania është të ofrojë shërbime financiare të përgjegjshme, të drejta dhe të kërkuara nga klientët. Përveç kësaj, përgjegjësia jonë nënkupton edhe sjelljen etike ndaj palëve të interesuara dhe minimizimin e impaktit tonë mjedisor.

Qëllimi ynë është të integrojmë principet e aktivitetit të përgjegjshëm dhe të qendrueshëm bankar në të gjitha nivelet e veprimtarisë tonë.

  • Për të lexuar më shumë rreth strategjisë sonë përsa i përket përgjegjësisë sociale klikoni këtu.

Banka OTP Albania ka për qëllim të aplikojë praktika shembullore të përgjegjësisë sociale, të cilat janë në një linjë me pritshmëritë e investitorëve tanë dhe të shoqërisë.

Kjo strategji ka për qëllim të përforcojë praninë e vlerave të tilla si orientimi ndaj klientit, kapaciteti për inovacion dhe qasja e përqendruar tek njeriu brenda kulturës së kompanisë dhe gjithashtu, të përmirësojë imazhin e Bankës në sytë e aktorëve të jashtëm (konsumatorët, furnizuesit dhe shoqëria në përgjithësi). Aktorët socialë – vendimmarrësit dhe publiku i gjerë – presin nga aktorët e mëdhenj ekonomikë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e çështjeve sociale dhe të kenë prioritete të qarta, dhe kjo qëndron për Banka OTP Albania, rëndësia ekonomike dhe sociale e të cilës është e pakontestueshme.

Banka OTP Albania, në kuadër të përgjegjësisë sociale, zhvillon një sërë aktivitetesh përgjatë vitit. Këto aktivitete dëshirojmë t’i ndajmë me ju. Më poshtë mund të ndiqni aktivitetet tona. Ne jemi këtu…bashkohuni me ne!

OTP Bank Albania, “Banka e vitit 2022” për Shqipërinë, nga ‘The Banker’

Më shumë

OTP Bank Albania dhe Alpha Bank Albania bëhen një bankë duke vijuar si OTP Bank Albania

Më shumë

Ne jemi këtu…për fëmijët në nevojë!

Në kuadër të nismave ndaj përgjegjësisë sociale, OTP Bank Albania ka kontribuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ditën e premte, në datën 3 Korrik, 2020, në mjediset e shkollës ‘Avni Rustemi’ janë shpërndarë 100 pako me ushqime për 100 familje (prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe). Ky është një […]

Më shumë

Vendosja e sinjalistikës në Gjirin e Krorëzës

Ne jemi këtu…për Gjirin e Krorëzës, Lukovë, me këtë vend të rrallë në mendje, një pjesë e stafit të Bankës OTP Albania vendosi që këtë fundjavë t’ia dedikojë këtij gjiri të mrekullueshëm. Ky aktivitet është një ndër të shumtët që do të organizohen vullnetarisht nga stafi i bankës në kuadër të Përgjegjësisë Sociale për vitin […]

Më shumë

Ndihmë për të prekurit nga tërmeti, OTP Bank siguron akomodimin për 7 familje në Manzë

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, përtej humbjeve në jetë dhe pasojave psikologjike që shkaktoi te njerëzit, la pas shumë dëme ekonomike duke lënë me mijëra familje të pastreha. Mes dashamirësve të panumërt që dhanë kontributin e tyre në këtë çështje, jane edhe kolegët e mrekullueshëm në OTP Bank Albania dhe klientë të saj […]

Më shumë

Bibliotekë e Re për fëmijët e kopshtit Beni Ecën Vetë!

Fëmijë, libra, gëzim… Udhëtimi i një jete fillon me kthesën e një faqe! Me këtë në mendje, në kuadër të Përgjegjësisë Sociale për vitin 2019, një grup punonjësish të bankës sonë, vendosën të ndihmojnë në krijimin e një biblioteke në Kopshtin “Beni Ecën Vetë”, në Tiranë. Ky grup, bleu një numër të konsiderueshëm librash për […]

Më shumë

Dhurimi i Gjakut

Ne jemi këtu… për jetën – iniciativë kjo, e ndërmarrë nga punonjësit e Banka OTP Albania për të dhuruar gjak. Disa punonjës të bankës u treguan të gatshëm të kontribuojnë për të përmirësuar jetën e qindra fëmijëve e personave të tjerë që vuajnë nga Talasemia, por edhe pacientëve që kanë nevoja urgjente për transfuzione gjaku. […]

Më shumë

This site is registered on wpml.org as a development site.