Përfitimet
Marrje informacioni në mënyre automatike lidhur me:
- Gjendjen e llogarisë çdo ditë në një moment të caktuar.
- Hyrje/Dalje fondesh më e madhe se një vlerë e caktuar.
- Tepricë më e madhe/më e vogël se një vlerë e caktuar.
- Marrje informacioni për llogarinë në çdo moment, pavarësisht nga vendndodhja e klientit;
- Shpejtësi në marrjen e informacionit për situatën e lëvizjeve në llogari;
- Komoditet: pasi nuk është e nevojshme që klienti të paraqitet në Bankë për marrjen e informacionit, i cili shfaqet në aparatin e celularit qartësisht i kuptueshem sipas tipit të kërkesës që klienti ka bërë;
- Konfidencialitet: informacioni i transferuar kryhet në bazë të rregullave të konfidencialitetit që banka ka për klientët e saj.
- Ky shërbim mund të përfitohet nga çdo klient i cili ka llogari aktive me OTP Bank. Ky shërbim ofrohet në paketë ose më vete.