OTP Bank

Mobile Banking

Duke filluar prej datës 2 dhjetor 2021, Banka OTP Albania do të zëvendësojë Mobile banking me një aplikacion të ri. Ky aplikacion vjen me një pamje krejtësisht të re dhe një sërë funksionesh shtesë për të lehtësuar edhe më tepër administrimin e financave tuaja virtualisht.

Në aplikacionin e ri të Mobile Banking janë shtuar funksionet e mëposhtme:

  • Kontrolli i gjendjes së llogarisë
  • Kryerja e pagesave ndërkombëtare
  • Pagesa kundrejt doganës, tatimeve & buxhetit
  • Kryerje e pagesave në grup
  • Adaptimi në përputhje me Ligjin e Fiskalizimit

Përmirësime në eksperiencën e përdoruesve:

  • Akses i shpejtë nëpërmjet fingerprint/face recognition
  • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore
  • Riorganizim dhe ristrukturim i menusë kryesore
  • Hyrje e shpejtë në modelin e pagesave
  • Njoftime nëpërmjet aplikacionit
  • Pagesa të faturave utilitare vetëm me një klik

Kartat e kreditit:

  • Kontrolli i gjendjes së kartës
  • Lehtësi në kontrollin e pagesave të prapambetura
  • Mundësi për shlyerjen e kartës: pagesë minimale, e plotë ose një shumë e caktuar

Moduli për klientët korporatë:

  • Mundësia e dërgimit të dokumentave për pagesa ndërkombëtare
  • Marrja e mesazhit SWIFT nëpërmjet platformës SWIFT
  • Thjeshtim/lehtësim i procesit të kryerjes së pagave dhe pagesave në grup
  • Raporti i personalizuar i gjendjes së llogarisë

Zgjerimi i përdorimit të formularit elektronik:

  • Aplikim online për kredi
  • Ndryshimi i limitit të kartës
  • Kërkesë për bllokimin e kartës dhe ndryshimin e PIN të saj

Banka OTP Albania do të dërgojë një SMS në numrin që ju keni regjistruar në sistemin e bankës, në të cilin do të merrni një adresë në Internet ku do të gjeni të gjithë udhëzimet për të shkarkuar dhe aktivizuar aplikacionin e ri të Mobile Banking.