Mes të mirave që kjo kredi ju mundëson janë: pajisje shtepiake elektrike, pajisje shtepiake elektronike, mobilim, arsim, shëndetësi, pushime etj. Kredia Konsumatore Universal është e vlefshme për të gjithë rezidentët ose jo-rezidentët me qëndrim të lejuar dhe punësim në Shqipëri, të punësuarit e përhershëm ose të përkohshëm në kompani, detarët, sipërmarrësit (të cilët operojnë të paktën prej një viti) si edhe për klientët me të ardhura të tjera të verifikueshme.
Përfitimet
- Proces i thjeshtë dhe i qartë
- Dokumentacion i parashtruar
- Lehtësi me dokumentat noteriale
- Kreditim në tre monedha, LEK, EUR dhe USD
- Nëse keni pagën në OTP Bank ka më shumë lehtësira
Dokumentat e mëposhtme kërkohen për huamarrësin kryesor dhe për bashkë-huamarrësin:
- Vërtetim i të ardhurave (nga paga, nga qiraja, apo të dyja);
- Dokumenta të kolateralit;
- Banka rezervon të drejtën të kërkojë dokumenta shtesë nëse e gjykon të nevojshme;
- Kolaterali i pranuar nga banka;
- Hipotekë e një pasurie të paluajtshme me mbulim 140% të vlerës së kredisë për shumat deri në 2,000,000 Lekë dhe mbulim në masën 200% për shumat mbi 2,000,001 Lekë;
- Depozitë me mbulim 110% të vlerës së kredisë.
Kushtet e përgjithshme
- Shuma maksimale: deri në 7,000,000 Lekë;
- Afati: deri në 10 vjet;
- Monedha: LEK, EURO, USD;
- Norma e Interesit: LEK: deri në 7 vjet B.TH + 3% (min 5.5%); EUR: Lib. + 5% (min 6%); USD: Lib. + 7.5% (min 7.5%);
- Norma e Interesit: LEK: deri në 10 vjet B.TH + 3.5% (min 6%);
- Mënyra e Ripagesës: principali dhe interesi paguhen me këste të barabarta mujore;
- Penalitete: në rast vonesash në pagesën e kësteve, banka aplikon një penalitet vonese, bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.
- Pagesa e Parakohshme: banka pranon pagesa të pjesshme apo totale përpara maturimit të kredisë. Nuk aplikohen komisione shtesë.
- Kjo kredi kërkon kolateral.
Për më shumë informacion ju lutem shkarkoni këtu dokumentacionin e standartizuar parakontraktual për Kredinë Universal.