OTP Bank

Agro Progress

Agro Kredi është kredi afatgjatë që ofrohet për financim blerje pajisjesh bujqësore dhe investime në sera, stalla etj. Kredia Agro Progres është e vlefshme për të gjithë rezidentët ose jo-rezidentët me qëndrim të lejuar dhe punësim në Shqipëri, të punësuarit e përhershëm ose të përkohshëm në kompani, detarët, pensionistët, sipërmarrësit (të cilët operojnë të paktën prej një viti) si edhe për klientët me të ardhura të tjera të verifikueshme.

Përfitimet

  • Mundësi shumë e mirë për ju si fermer apo investitor, me qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit tuaj agrar.
  • Mundësi për të ripaguar kredinë me këste të çrregullta duke u bazuar në ciklin e prodhimit.
  • Nuk kërkohet kolateral për Agro Mini; ndërkohë që duke ofruar tokën bujqësore si kolateral, fermerët mund të përfitojnë një shumë më të madhe kredie.
  • Lehtësira në dokumentacionin e kërkuar: nuk është e detyrueshme paraqitja e liçenses së fermerit.

Dokumentacioni

  • Dokumenta Identifikimi (pasaportë, kartë identiteti).
  • Çertifikatë Familjare.
  • Liçensë (Nëse ka).
  • Certifikatë pronësie për tokën, fermën ose serën.
  • Konfirmim i komunës për numrin e gjësë së gjallë në pronësi dhe/ose konfirmim nga komuna për tokën e mbjellë.
  • Nëse kredia do të përdoret për investime, kërkohet një Plan Investimi (i thjeshtë).
  • Dokumenta të rifreskuara të pronës që do të ofrohet si kolateral (toka bujqësore, sera ose ferma).

Kushtet e përgjithshme

  • Shuma minimale: 1,000,000 Lek.
  • Shuma maksimale: 2,000,000 Lek. Financim deri në 70% të vlerës së investimit.
  • Monedha: kjo kredi ofrohet në monedhat LEK dhe EUR.
  • Afati: afati minimal i shlyerjes është 6 deri në 84 muaj.
  • Norma e Interesit: LEK: B.TH + 4.5% (min 8.5%); EUR: Lib. + 9%.
  • Mënyra e Ripagesës: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund të ri-paguhet me këste të çrregullta
  • Pagesa të Parakohshme: Banka pranon shlyerje të pjesshme/plota të kredise përpara afatit të maturimit bazuar në Kushtet e Punes në fuqi.
  • Kolaterali: Toka bujqësore kërkohet si kolateral. Gjithashtu, për shumat mbi 1,000,000 Lek kërkohet sigurim jete.