OTP Bank

Depozita Elastike (llogari kusimi)

Depozita Elastike është një marrëveshje e lidhur ndërmjet bankës dhe klientit me një afat të papërcaktuar. Klienti mund të depozitojë dhe tërheqë para në çdo moment duke respektuar balancën minimale në llogari.

 

Përfitimet

  • Derdhje dhe tërheqje Cash; klienti është i lirë të veprojë në çdo moment mbi depozitën e tij.
  • Kalim i shumave nga Depozita Elastike në depozitë me afat pa praninë e klientit;
  • Kalim i shumave nga Depozita Elastike në llogari rrjedhëse dhe anasjelltas;
  • Kapitalizimi i interesave të vetë depozitës;
  • Depozita është e rimbursueshme me kërkesën e klientit.

 

Kushtet e përgjithshme

  • Depozita ofrohet në monedhat LEK, EURO, USD, GBP, CHF.
  • Komision mirëmbajtje: 200 Lek ose 2 njësi në Monedhë të Huaj më bazë vjetore.
  • Shuma minimale e çeljes është 10.000 Lek ose 100 njësi në Monedhë të Huaj.
  • Depozitat e klientëve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.