OTP Bank Albania sh.a, është një mundësi e mirë punësimi dhe i kushton vëmendje të veçantë politikave të zhvillimit dhe kompensimit të stafit. Aktualisht ju njoftojmë për pozicionet e mëposhtme:
Në Bankën OTP Albania, aftësitë dhe motivimi juaj janë ato që kanë më shumë rëndësi. Proçesi ynë i rekrutimit zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme për çdo pozicion në bankë dhe vlen për të gjithë aplikuesit qofshin ata studentë, të diplomuar ose profesionistë. Bankës OTP Albania siguron kanditatët që të dhënat personale të tyre do të përdoren vetëm për qëllime që lidhen ngushtësisht me proçesin e rekrutimit.
Hapi 1 – Aplikimi
Aplikoni në faqen tonë të internetit ose dërgoni CV në adresën e e-mail humanresources@otpbank.al Maksimizoni mundësitë tuaja për t’u përzgjedhur duke aplikuar për pozicionet e listuara në faqen tonë të internetit. Çdo pozicion i listuar përshkruan detyrat dhe kërkesat kryesore të pozicionit si edhe aftesitë e nevojshme që duhet të keni. Mos hezitoni të konsultoheni me Departamentin e Burimeve Njerezore dhe Trajnimeve për më shumë informacion.
Hapi 2 – Shortlist
Personat përgjegjës për procesin e rekrutimit analizojnë aplikimin tuaj për të parë se sa mirë përshtatet ai me kërkesat e pozicionit. Në disa raste stafi jonë mund t’ju kontaktojë për të marrë më shumë informacion.
Hapi 3 – Përzgjedhja
Vetëm nëse ju jeni përzgjedhur, ne do t’ju ftojmë për të bërë një seri intervistash me Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve si dhe me menaxherët përkatës. Intervista e parë ka të bëjë me aftësitë tuaja për të komunikuar dhe arsyet pse dëshironi të bashkoheni me Banka OTP Albania. Intervista e dytë vlerëson aftesitë tuaja teknike, bazuar në kërkesat e pozicionit. Në disa raste, mund t’ju kërkohet t’i nënshtroheni edhe ndonjë testi.
Hapi 4 – Punësimi
Nëse jeni përzgjedhur për pozicionin, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve do t’ju kontaktojë për të firmosur kontratën e punësimit.