Arketar i Perkohshem, Dega Lac

Arketar i Perkohshem, Dega Lac

Pozicioni :          Arkëtar i Përkohshëm

Dega:                  Dega Lac

Divisioni:            Retail

 

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomuar ne Ekonomi apo fusha te ngjashme.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
  • Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhë
  • Kontrollon dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban.
  • Numëron dhe kontrollon mjetet monetare.
  • Me paratë që arkëton, formon tufa me 100 copë, në përputhje me rregullat e Bankës së Shqipërisë.
  • Kryen veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh:
    1. Printimin e ditarit për veprimet e kryera.
    2. Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
    3. Krahasimin e gjëndjes fizike me gjëndjen kontabë
  • Me përfundimin e kuadrimit dhe dorëzimin e vlerave, dokumentet i jepen kolegut të shërbimit të klientit i caktuar për këtë qëllim, për veprime të mëtejshme.
  • Dorëzon gjëndjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim.
  • Vendos në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë.
  • Diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës dokumentohen me procesverbal.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.Afati i fundit i aplikimeve është 30 Nëntor 2020.