OTP Bank

Përfitimet e udhëtimit me Kartat Visa

Përshkrim i ofertës

  • Mbajtësit e kartave të kreditit dhe debitit Visa mund të përfitojnë deri në 6% ulje për akomodimin në Booking.com kur paguajnë me Visa
  • Është e vlefshme për të gjithë mbajtësit e kartave të kreditit dhe debitit Visa nëpërmjet www.booking.com/6visacemea (faqja zyrtare e ofertës)
  • Kodi promocional: VISABKNG
  • Oferta është e vlefshme nga 1 tetor 2023 deri më 31 dhjetor 2024
  • Klientët që zgjedhin "Paguaj në pronë" nuk do të kualifikohen për një Shpërblim të Menjëhershëm
  • Kartat Visa të vlefshme për ofertën mbeten të pandryshuara
  • Nuk është e vlefshme për rezervime të anuluara ose raste mosparaqitje
  • Oferta nuk është e aplikueshme për të gjitha akomodimet

Udhëzimet e shpërblimit

Për të përfituar nga oferta e shpërblimit, vizitoni www.booking.com/6visacemea dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • a) Zhbllokoni ofertën me kodin e aksesit: VISABKNG
  • b) Krijoni një llogari në Booking.com ose kyçuni në një llogari ekzistuese. Përdoruesit duhet të jenë të kyçur që të marrin pëfitimin.
  • c) Kërkoni për akomodimin dhe datat e udhëtimit.
  • d) Zgjidhni akomodimin e preferuar me ikonën ‘Shpërblim i Menjëhershëm” dhe llojin e dhomës për të parë vlerën dhe shpërblimin e menjëhershëm të tarifës së rivlerësuar të shfaqur te ‘Përmbledhje e Çmimeve' si një zbritje automatike e kostove.
  • e) Në check-out, klientët duhet të zgjedhin "Paguaj Tani" ose "Paguaj më Vonë" me opsionin e Booking.com për t'u kualifkuar.
  • f) Përdorni një kartë Visa të përshtatshme (me përjashtim të kartave me parapagesë një-përdorimshe Visa) për të paguar.
  • g) Pasi të përfundojë rezervimi, do të merrni një konfirmim me email që thekson shumën e shpërblimit të aplikuar për koston e qëndrimit tuaj.

Termat dhe Kushtet

  • a) Deri në 8% ulje në akomodim, rezervimet janë të disponueshme për mbajtësit e kartës së kreditit dhe debitit Visa nga 1 tetori 2023 - 31 dhjetor 2024 përmes link-ut të posaçëm www.booking.com/6visacemea
  • b) Klientët që zgjedhin "Paguaj në pronë" nuk do të kualifikohen për një Shpërblim të Menjëhershëm.
  • c) Kodi i hyrjes duhet të aplikohet në momentin e kryerjes së rezervimit dhe nuk mund të zbatohet në mënyrë prapavepruese pasi të konfirmohet një rezervim.
  • d) Klientët duhet të zgjedhin një pronë me një ikonë të gjelbër që përmend "Zbritje X" që të kualifikohen për një Shpërblim të Menjëhershëm.
  • e) Vetëm rezervimet e bëra përmes Faqes Web të Ofertës kanë të drejtë për këtë promocion.
  • f) Rezervimet e bëra nëpërmjet aplikacionit Booking.com ose direkt në Booking.com nuk kualifikohen për këtë promocion.
  • g) Rezervimet e anulluara dhe rastet e mosparaqitjes nuk janë të pranueshme.
  • h) Taksat, tarifat dhe pagesat e tjera shtesë mund të mos merren parasysh për llogaritjen e shpërblimit përfundimtar. Shpërblimi përfundimtar i nënshtrohet kursit të këmbimit.
  • i) Oferta është subjekt i kushteve dhe afateve të Booking.com. Në rast mosmarrëveshjeje, vendimi i Booking.com dhe Visa do të jetë përfundimtar.
  • j) Të gjitha kushtet e promocionit duhet të plotësohen në momentin e kryerjes së rezervimit; pretendimet prapavepruese nuk lejohen.
  • k) Për pyetje dhe shqetësime në lidhje me ofertën, mund të telefononi Shërbimin e Klientit të Booking.com në https://www.booking.com/content/contact-us.html

Platforma SIXT

Shërbimi i marrjes me qira të makinave SIXT operon në mbi 100 vende dhe u ofron mbajtësve të kartave Visa Premium kushte të veçanta për shërbimet e tyre:

  • Visa Gold - 10% në shërbimin e makinave me qira.
  • Visa Platinum - 10% në shërbimin e makinave me qira dhe statusin e llogarisë SIXT Gold.

Si të filloni të përdorni ofertën:

  • Shkoni në faqen e internetit të SIXT duke përdorur link-un e posaçëm të referimit, në varësi të kartës suaj Visa:
    • Visa Gold: WWW.SIXT.COM/VISAGOLDCEMEA
    • Visa Platinum WWW.SIXT.COM/VISAPLATINUMCEMEA
  • Tregoni vendndodhjen/adresën dhe datat për marrjen dhe kthimin e makinës;
  • Zbritja do të aplikohet automatikisht dhe do të zbritet nga çmimet e shfaqura;
  • Gjithashtu, përfitimet SIXT Gold dhe SIXT Platinum do të aktivizohen automatikisht;
  • Zgjidhni një makinë dhe plotësoni të dhënat tuaja personale;
  • Paguani për rezervimin e makinës me kartën tuaj Visa që përputhet me kategorinë në link-un që keni ndjekur;
  • Përfundoni rezervimin dhe shijoni udhëtime komode me SIXT dhe Visa.

Shënime shtesë:

  • Oferta nuk aplikohet për shumën e taksave, tarifave dhe pagesave të tjera shtesë.
  • Oferta është e vlefshme për qiratë në të gjithë botën.
  • Oferta nuk mund të përdoret në kombinim me promovime të tjera ose tarifa të korporatës.
  • Mund të aplikohen tarifa anullimi dhe kufizime itinerari.
  • Rezervimet bëhen sipas kategorisë së makinës, jo sipas një modeli specifik makine, në varësi të disponueshmërisë në momentin e marrjes së automjetit.
  • Qiramarrësi duhet të plotësojë kërkesat e SIXT për shoferin dhe kreditin.
  • Qiramarrësi duhet të plotësojë kërkesat e moshës SIXT (mosha minimale mund të ndryshojë nga vendndodhja dhe kategoria e automjetit).
  • Për qiramarrësit nën 21 vjeç mund të aplikohen tarifa ditore shtesë.
  • Të gjitha qiratë dhe rezervimet i nënshtrohen informacionit të qirasë në faqen e internetit të SIXT.
  • Oferta është e vlefshme deri në datën 25 tetor, 2024.

Platforma AVIS

Avis i ofron mbajtësve të kartave Visa Gold, Visa Platinum deri në 35% ulje në makinat me qira. Bëni një rezervim në www.avisworld.com/visa dhe zbritjet aplikohen automatikisht, ose bëhuni pjesë e Avis Preferred ose Avis President's Club si përdorues Visa Premium dhe shijoni përfitimet që lidhen me profilin tuaj.

  • Mbajtësit e kartave Visa Gold dhe Visa Platinum: Zbritje deri në 20% në tarifat standarde.

Si të filloni të përdorni ofertën:

  • Për të përfituar nga kjo ofertë, bëni rezervimin tuaj direkt në www.avisworld.com/visa.
  • Zgjidhni llojin e kartës suaj Visa në anën e majtë të faqes kryesore dhe zbritja do të aplikohet automatikisht.
  • Sigurohuni që të jetë zgjedhur lloji i duhur i kartës Visa për t'u siguruar që është zbatuar zbritja e duhur, pasi karta do të duhet t'i paraqitet agjentit kur të merrni automjetin. Zbritja do të aplikohet në momentin e rezervimit dhe do të mbulojë kohën, kilometrazhin dhe një pjesë të sigurimit.
  • Produktet shtesë që mund të blihen në sportel nuk do të jenë subjekt i zbritjes.
  • Kjo ofertë është e vlefshme vetëm për rezervimet përmes faqes së përmendur të internetit ose nëse regjistroheni në Avis Preferred Club, ku numri juaj AWD do të shtohet në profilin tuaj për të shfrytëzuar përfitimet tuaja përmes kanaleve të tjera të rezervimit për sa kohë keni hyrë në profilin tuaj. Nëse ndonjë numër tjetër AWD është i pranishëm në rezervimin e qirasë ose në profilin tuaj Avis Preferred, ju nuk mund të gëzoni përfitimet që lidhen me partneritetin Avis dhe Visa.

Shënime shtesë:

  • Zbritjet preferenciale të përshkruara në këtë bashkëpunim, aplikohen vetëm për rezidentët e Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe rajonit të Oqeanit Paqësor të Azisë, për qiratë në të gjithë botën.
  • Zbritjet aplikohen për tarifat standarde të Avis dhe janë të vlefshme globalisht, por çmimet dhe nivelet e zbritjeve mund të ndryshojnë nga vendi në vend, në varësi të vendndodhjes, disponueshmërisë dhe sezonit.
  • Oferta vlen për të gjitha grupet e makinave, në varësi të disponueshmërisë në momentin e rezervimit.
  • Zbritjet nuk aplikohen për tarifat speciale, tarifat e ndërmjetësit, furgonët me qira, flotat speciale (p.sh. Prestige, Select) dhe qiratë me shofer.
  • Oferta nuk mund të përdoret në bashkëveprim me asnjë zbritje, promovim ose ofertë tjetër dhe i nënshtrohet disponueshmërisë.
  • Të gjitha zbritjet i nënshtrohen tarifave të detyrueshme shtesë, gjatë gjithë periudhës së qirasë.
  • Pranohen kartat e kreditit Visa, dhe në disa vende, kartat e debitit Visa. Nuk pranohen kartat Visa Electron ose me parapagesë, edhe nëse ato kanë logon Visa mbi to.
  • Rezervimet duhet të bëhen minimumi 24 orë përpara.
  • Mund të aplikohen kufizime mbi këtë përfitim në kohë dhe vende të caktuara.
  • Aplikohen termat dhe kushtet standarde të Avis.
  • Vizitoni faqen e internetit të Avis https://one.avisworld.com/en_GB/Avis-Visa/Termsandconditions?open&CID=pcasgen-20220124-visasg-001 për termat dhe kushtet e detajuara.
  • Oferta është e vlefshme deri në datën 31 dhjetor, 2024.