
Obligacione Thesari
Përfitimet tuaja nëse zgjidhni Obligacionet e Thesarit
-
Obligacionet e Thesarit ofrohen në afatet e maturimit: 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjet.
-
Obligacionet e Thesarit emetohen me “par value” që do të thotë se çmimi i blerjes së tyre është i barabartë me 100% të vlerës nominale.
-
Në maturitet mbajtësit të Obligacioneve i paguhet vlera nominale e tyre.
-
Për blerjen e Obligacioneve klienti pajiset me një vërtetim pronësie ose vërtetim për transaksionet e kryera me to.
-
Shuma e ofruar e Obligacioneve ndahet si vijon: 20% për kërkesat jo-konkuruese dhe 80% për kërkesat konkuruese.
-
Në rast se kërkesa është më e madhe se oferta respektive 20/80, atëherë mbi këto shuma aplikohet elementi pro-rate.
-
Interesi (kuponi) i përfituar nga investimi në obligacione paguhet çdo 6 muaj.
Më shumë mbi Obligacionet e Thesarit
-
Data e Emetimit – Data në të cilën Obligacionet e Thesarit emetohen. Në këtë datë ndodh kalimi i parave nga blerësi te emetuesi kurse letra me vlere kalon nga emetuesi te blerësi.
-
Data e Maturimit – Data në të cilën përfundon afati për të cilin është emetuar Obligacioni në fjalë. Kjo është data në të cilën emetuesi i Obligacioneve të Thesarit (Ministria e Financave) i paguan mbajtësve të Obligacioneve, vlerën nominale.
-
Vlera nominale – Shuma që i paguhet klientit në datën e maturimit të letrës me vlerë.
-
Kuponi – Interesi i përfituar nga investimi në Obligacione, i cili paguhet çdo 6 muaj.
-
C = Vn *i * 180/360
KU:
C – Kupon
Vn – Vlera Nominale
i – Norma e interesit e shprehur në bazë vjetore