Tashmë po kthehet në traditë, që Banka OTP Albania organizon nisma për t’iu gjendur më pranë familjeve në nevojë, dhe kryesisht fëmijëve. Në kuadër të aktiviteteve ndaj përgjegjësisë sociale, kemi kontribuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për fëmijët jetimë.
Pandemia e Covid-19 preku ndjeshëm të ardhurat e shumë familjeve në të gjithë vendin. Ndikimi ekonomik preku në veçanti: të moshuarit, të papunët, familjet me prindër të vetëm, personat me aftësi të kufizuara, etj.
Për të ndihmuar në mbështetjen e këtyre familjeve dhe komuniteteve në nevojë Banka OTP Albania dhuroi pako me ushqime për fëmijët jetimë.
Qëllimi ynë është t’u vijmë në ndihmë të gjithë shtresave të margjinalizuara; ndaj do të jemi gjithmonë aktivë në këtë drejtim, duke mos kursyer angazhimin tonë fizik dhe monetar për të ndihmuar çdo kategori në nevojë.
