
MasterCard Standard
KUSHTET E PUNËS
-
Vlefshmëria: 3 Vjet.
-
0% komision për tërheqje në ATM e OTP Bank dhe në POS Brenda vendit.
-
Pagesa në Internet dhe në POS, brënda dhe jashtë vendit.
-
Autorinovimi:Në momentin e skadimit të kartës ekzistuese, nëse klienti nuk paraqitet në Bankë për të kërkuar mosrinovimin, automatikisht prodhohet karta e re.
-
Mundësi thyerje para afatit: Klienti mund të mbyllë kartën në çdo moment duke bërë një kërkesë pranë degës.
-
Komisione të aplikueshme sipas kushteve të punës në fuqi.
-
Banka nuk aplikon komision për tërheqjet në ATM e saj ose në POS brenda vendit.
SHËRBIMET E OFRUARA
Shërbimet që do të përfitoni nga paisja me kartën e debitit MasterCard Standard:
-
Tërheqje parash në ATM brenda dhe jashtë vendit:
Shuma maksimale ditore: 70,000 ALL
Numri maksimal i tërheqjeve ditore: 10
-
Blerje në pika shitjeje (POS) brenda dhe jashtë:
Shuma maksimale ditore: 200,000 ALL
Numri maksimal i pagesave: pa limit
-
Monedha: LEK
-
Limiti maksimal ditor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet: 270,000 ALL
-
Limiti maksimal javor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet : 500,000 ALL
-
Limiti maksimal mujor i përdorimit të kartës për tërheqje në ATM, pagesa në POS dhe blerje në Internet : 700,000 ALL
Limitet e mësipërme janë vendosur paraprakisht nga banka. Me kërkesë të klientit këto limite mund të ndryshohen dhe ti përshtaten nevojave të tij.
-
Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
-
Ndryshim i kodit PIN në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
-
Klienti ka mundësi të zhbllokojë PIN off line në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
SIGURIA ONLINE
-
Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.
-
Për këtë OTP Bank ka përgatitur një instruksion me pikat kryesore që duhet të kihen parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet.
Udhëzuesin mund t’a gjeni duke klikuar këtu.