Telemjekësia, Banka OTP Albania investon në zgjidhje mjekësore inovatore për punonjësit!

Telemjekësia, Banka OTP Albania investon në zgjidhje mjekësore inovatore për punonjësit!

OTP - Eno Naco
OTP - Eno Naco

Banka OTP Albania ka nisur të ofrojë shërbimin shëndetësor TeleDoc për të gjithë punonjësit e saj. Bëhet fjalë për konsulta dhe vizita falas në rast të shfaqjes së simptomave të Covid 19. Konsultat mjekësore do të zhvillohen në mënyrë virtuale përmes shërbimit të Telemjekësisë. Eno Naço, mjek pranë OTP Bank Albania shpjegon se pavarësisht vendndodhjes se tyre, stafi i bankës do të marrë shërbimin e Telemjekësisë 24/7. ‘’Kjo metodë ka për qëllim ofrimin e shërbimeve mjekësore nga mjekë të specializuar me anë të aplikacionit TeleDoc Albania dhe do të ofrojë për të gjithë punonjësit, ndihmë mjekësore në çdo moment të ditës, sidomos përgjatë pandemisë COVID 19. Mendojmë se Telemjekësia është mënyra më e shpejtë për një konsultë mjekësore virtuale me mjekë të kualifikuar në çdo kohë, shpejt dhe me profesionalizëm. Kështu punonjësit do të shmangin edhe rrrezikun e përhapjes së infektimit përmes kontaktit fizik, udhëtimin, trafikun dhe kostot e tjera kohore dhe financiare,’’ shprehet Naço.

Shërbimet mjekësore me TeleDoc

TeleDoc Albania do të mbështesë stafin e Bankës me trajnime, wokshop-e dhe webinar-e nga mjekë të certifikuar për ndihmën e parë (instruktorë), ekpertë të shëndetit mendor dhe psikologë. Nëpërmjet Telemjekësisë, punonjësit e Bankës mund të përfitojnë vizita mjekësore, vizita me mjekë specialistë për një mendim të dytë, analiza, infermierë ‘ekspres’ në shtëpi, ekografi të ndryshme etj. Për më tepër bëhet e ditur se në rastet e fushatave të ndryshme, punonjësit mund të përfitojnë gjithashtu ekzaminime pa pagesë siç ishte dhe muaji i ‘Tetorit Rozë’, ku 97 punonjëse të Bankës patën mundësinë e kryerjes së një eko gjiri pa pagesë.

Benefitet e Telemjekësisë

Edhe pse TeleDoc mund të duket i çuditshëm për shumë njerëz që e dëgjojnë, në të vërtetë sipas doktor Eno Naço, është një shërbim efektiv dhe që zgjidh punë mjaft shpejt.

‘’Imagjinoni sikur fëmija juaj të sëmuret në mes të natës. Të gjithë e dimë se, nëse jeni jashtë orarit të zakonshëm të punës së mjekut të poliklinikës, ka shumë të ngjarë të përfundoni në urgjencë duke pritur mbase disa orë. Telemjekësia, nëpërmjet një platforme online që funksionon 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, mund të shfrytëzohet nga punonjësit e Bankës në çdo moment, dhe nuk kanë pse të dalin nga shtëpia, pasi konsulta zhvillohet në rehatinë e mjediseve të tyre,’’ shprehet më tej mjeku. Nëse do t’i rendisnim benefitet e Telemjekësisë, ky shërbim mund të vijë shumë shpejt në ndihmë të punonjësve në disa raste konkrete; kur lipset nevoja e një mjeku në një vend të largët, apo kur punonjësit janë në një shtet apo qytet tjetër; për rregullimin e dozave të medikamenteve ekzistuese sipas rastit për prindërit e moshuar; për teste laboratorike shtesë kur është e nevojshme; për përshkrimin e medikamenteve në receta; për të dhënë këshilla për një jetë të shëndetshme; për konsulta mjekësore virtuale si të menaxhohet një situatë emergjence shëndetësore në shtëpi etj.

Përqafimi ndaj TeleDoc

Shërbimi TeleDoc sapo ka nisur dhe është mirëpritur nga punonjësit e Bankës. Përdorimi i aplikacionit ka qënë i shpeshtë dhe madje punonjësit janë konsultuar edhe për familjarët e tyre, për shkak të nevojave që ka nxjerrë në pah Pandemia COVID 19. Sipas raporteve të TeleDoc, dita me fluksin më të lartë, ka qenë 120 video-telefonata dhe 45 telefonata. Ndërkohë që, në një ditë mesatare kryhen 75 video-telefonata dhe 22 telefonata. Në fund të bisedës me ne, mjeku Eno Naço ndau edhe disa këshilla për punonjësit e Bankës OTP, duke nisur që nga përdorimi i maskës e deri te dieta ushqimore që do të na forcojë imunitetin. ‘’Përdorimi i maskës në të gjitha mjediset që frekuentoni jashtë shtëpisë tuaj është i domosdoshëm. Duhet të kujdesemi dhe të ruajmë distancimin social; të ushqehemi shëndetshëm duke marrë vitaminat e nevojshme për të rritur imunitetin e trupit tonë, si dhe të kryejmë aktivitet fizik në natyrë. Të lajmë duart me sapun e ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda sa më shpesh gjatë ditës, ose të përdorim dizinfektant; të kujdesemi që të ajrosim mjediset e punës; të mundohemi të krijojmë një mjedis pozitiv dhe motivues në zyrë (pasi shëndeti i mirë mendor është shumë i rëndësishëm në situata të tilla),’’ shprehet mjeku Eno Naço, ndërsa thekson si të rëndësishme edhe ndjekjen me përpikmëri të çdo këshille të dhënë nga mjeku për punonjësit e dyshuar me COVID 19, si dhe për kolegët pranë tyre.