Banka OTP Albania dhe BERZH në bashkëpunim për Kreditimin e Ekonomisë së Gjelbër

Banka OTP Albania dhe BERZH në bashkëpunim për Kreditimin e Ekonomisë së Gjelbër

Banka OTP Albania dhe BERZH në bashkëpunim për Kreditimin e Ekonomisë së Gjelbër

Banka OTP Albania në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga sot datë 8 tetor 2020, mundësojnë produktin më të ri të saj, financim për investime eficiente në banesë për ekonominë e gjelbër. Në këtë mënyrë, Banka OTP Albania do të jetë pjesë e Programit WB GEFF, i dizenjuar nga BERZH dhe mbështetur me grante nga Bashkimi Evropian, në linjë të plotë me parimet e Përgjegjësisë Sociale Korporative të Bankës dhe BERZH për jetesë të shëndetshme, dhe investime të qëndrueshme e miqësore me natyrën.

Produkti i njohur si kreditimi i ekonomisë së gjelbër GEFF (Green Economy Financing Facility) financon të gjithë investimet që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë së GEFF për investime të gjelbërta në sektorin e banimit. Për t’i stimuluar këto investime, klientët e Bankës OTP Albania do mund të marrin grant, në vlerë deri në 20% të mundësuar nga BE.

Linja e kredisë së gjelbër është produkt i dedikuar individëve privatë për të rritur efiçiencën e energjisë në familjet e tyre dhe në këtë mënyrë ata do të ulin faturat e energjisë dhe emetimet e CO2 në ajër. Të gjitha teknologjitë efiçiente janë tashmë të aprovuara nga Programi GEFF dhe ndodhen në Selektorin e Teknologjisë, një katalog online i pajisjeve të miratuara paraprakisht me efiçencë të lartë energjetike, që janë të pranishme në tregun shqiptar. Katalogu përfshin pajisje si dritare efiçiente, pompa nxehtësie, panele diellore dhe materiale efiçiente për izolim. Në total janë 11 kategori produktesh prej të cilave klientët e Bankës OTP Albana mund të zgjedhin.

Produktet bankare që përputhen me kredinë GEFF janë: kredi konsumatore e pakolateralizuar, kredi hipotekore (përfshirë rikonstruksionet), si dhe kredi për shtëpi (në të cilat janë kryer investime të njohura nga GEFF). Kriteret e pranueshmërisë, kushtet dhe afatet respektive mbi kërkesat e financimit të vendosura nga Programi GEFF i BERZH mund t’i konsultoni në faqen zyrtare të GEFF në vijim: https://ebrdgeff.com/albania/

Banka OTP Albania dhe BERZH besojnë se investimi në teknologji efiçiente dhe mbrojtëse të burimeve natyrore në terma afatgjatë dhe të qëndrueshëm, është investimi i drejtë dhe i duhur për jetesë të shëndetshme dhe ndikim pozitiv në mjedisin ku operojmë.

Marrëveshja e kredisë përmes BERZH dhe Bankës OTP Albania është nënshkruar në 24 shkurt 2020, dhe ka si qëllim rritjen e investimeve financiare që mbështesin ekonominë e gjelbër në sektorin e investimeve në banesë, në Shqipëri. Në total do jenë në dispozicion 5 milion euro për këto investime.

Tiranë, datë 08.10.2020

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me kontaktin per mediat Znj. Jonila Janku, Drejtor i Departamentit Marketing.

Jonila.janku@otpbank.al tel. : +355 44 538 133

https://ebrdgeff.com/albania/grant-support/