Kreditë për Profesionet e Lira
Banka Societe Generale Albania mbështet të gjithë klientët e Profesioneve të Lira për të përmbushur çdo nevojë financiare të biznesit të tyre. Në varësi të planit të investimit, ju mund të zgjidhni nga gama e kredive të ofruara:
Kredi për Kapital Qarkullues :
-
OVD – linjë kredie afatshkurtër e cila financon cash flow_n e biznesit.
-
Kredi Afatshkurtër me këste – për qëllime të veçanta, e cila nuk financon cash flow_n por pagesa të faturave të ndryshme, furnitorëve etj.
-
Kredi afatmesme – për financim të kapitalit qarkullues me një kohëzgjatje më të madhe se OVD.
Kredi për Asete Fikse:
-
Kredi afatmesme dhe afatgjatë deri në 10 vjet.
-
Financim i projekteve të ndryshme për kohëzgjatje më të madhe se 10 vjet dhe për qëllime të veçanta si: ndërtime TEC/HEC.
Agro Progres:
Produktet më të reja Agro, janë të dedikuara për të gjithë fermerët të cilët synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në sektorin agro-kulturë (bujqësi ose blegtori).
-
Agro Mini, e cila është një kredi afat-shkurtër për financimin e aktivitetit të përditshëm të bujqësisë dhe/ose blegtorisë.
-
Agro Kredi, e cila është kredi afatgjatë dhe financon investime në agro si psh ndërtim serash/ferma/baxho etj, blerje makinerish pune, etj.
Për informacione më të detajuara, ju lutem shihni Kreditë tona për Individë.