
Çfarë është Kredia e Gjelbër GEFF?
Banka OTP Albania në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim mundësojnë financime për investimet në banesë për ekonominë e gjelbër, në linjë të plotë me parimet e Përgjegjësisë Sociale për jetesë të shëndetshme, dhe investime të qëndrueshme e miqësore me natyrën. Produkti i njohur si kreditimi i ekonomisë së gjelbër GEFF (Green Economy Financing Facility) financon të gjithë investimet që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë së GEFF për investime të gjelbërta në sektorin e banimit. Për t’i stimuluar këto investime, klientët e Bankës OTP Albania do mund të marrin grant, në vlerë deri në 20% të mundësuar nga BE.
Si mund të përfitoni Kredinë e Gjelbër GEFF?
Për kredinë e gjelbër mund të aplikojnë individë të cilët kanë në pronësi, ose jetojnë në një shtëpi apo banesë dhe planifikojnë të investojnë në efikasitetin e burimeve energjitike për një ekonomi të gjelbër, si: efikasiteti i energjisë dhe burimeve të saj, energjia e rinovueshme, qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimaterike, etj.
Programi “Green Economy Financing Facilities” (GEFF) mbështetet nga fondet publike të Bashkimit Evropian, Republika e Austrisë, në kuadër të Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Projektet e zbatuara, të verifikuara me sukses, dhe të klasifikuara si të pranuara për përfitimin e grantit përfshijnë kategoritë e mëposhtme:
-
15% e kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale, ose shtëpie që përfshin një kategori të vetme të teknologjisë së zgjedhur nga Selektori i Teknologjisë GEFF
-
20% e kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale ose shtëpie ku përfshihen paketa me më shumë se një kategori të teknologjive të zgjedhura nga Selektori i Teknologjisë GEFF.
*Për më shumë detaje shihni investimet e pranuara për grante për individë: tabela e granteve
Produktet bankare që përputhen me ofertën e grantit të BERZH janë: kredi konsumatore e pakolateralizuar, kredi hipotekore (përfshirë rikonstruksionet), si dhe kredi për investime në banesë (të njohura dhe pranuara nga GEFF).
Në vijim mund të njiheni me produktet që përputhen me këtë ofertë:
Kredi e Gjelbër Ekspres
Me Kredinë e Gjelbër Ekspres, ju do të përfitoni:
-
Shuma maksimale deri në 2,000,000 Lekë
-
Afati i shlyerjes së kredisë është 7 vjet
-
Financime vetëm në monedhën LEK
-
Këste mujore të pandryshueshme dhe normë fikse për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë
-
Normë fikse interesi prej 9%
Investimet që mund të kryeni nëpërmjet Kredisë së Gjelbër Ekspres
-
Pajisje ndriçimi dhe ventilimi
-
Pompa nxehtësie dhe kaldaja
-
Rezervuar të ujit të ngrohtë etj.
Kredi e Gjelbër Universal
Me Kredinë e Gjelbër Universal ju do të përfitoni:
-
Shuma maksimale deri në 50,000 EUR
-
Afati maksimal i shlyerjes së kredisë është 10 vjet
-
Financime në monedhën LEK / EUR
-
Norma e interesit Bono thesari + 3.5 (në LEK) dhe Libor +5% (në Euro)
-
Kjo kredi është e ripagueshme me këste të barabarta mujore. Përjashtime mund të bëhen në raste të veçanta, kur ka sezonalitet të theksuar në të ardhurat e klientit.
Investimet që mund të kryeni nëpërmjet Kredisë së Gjelbër Universal
-
Dritare dhe dyer
-
Izolim termik (dysheme, i jashtëm, çati)
-
Panele diellorë për ujë të ngrohtë
Kredi e Gjelbër GEFF për Shtëpi
Me Kredinë e Gjelbër për Shtëpi, ju do të përfitoni:
-
Shuma maksimale: Deri në 50,000 EUR
-
Afati maksimal i shlyerjes së kredisë është 25 vjet
-
Financime në monedhën LEK / EUR
-
Norma e interesit Bono thesari +1.5% (në LEK) dhe Libor +3.75% (në Euro)
Si mund të përfitoni Kredinë për Pasuri të Paluajtshme dhe Rinkonstruksion
Dokumentat e mëposhtme kërkohen për huamarrësin kryesor dhe për bashkë-huamarrësin:
-
Vërtetim i të ardhurave (nga paga, nga qeraja, apo të dyja).
-
Dokumenta Indentifikimi (ID apo Pasaporte)
-
Dokumenta të kolateralit
*Banka rezervon të drejtën të kerkojë dokumenta shtesë nëse e gjykon të nevojshme.
-
Kolaterali: banka pranon si kolateral:
Hipotekë pasuri e paluajtshme me mbulim 150% të vlerës së kredisë
Depozitë me mbulim 110% e vlerës së kredisë
-
Siguri të tjera:
Kërkohet bashkë-huamarrës
Sigurim Jete dhe Prone në masën 110% të kredisë