
Kodi IBAN
Përfitimet nga IBAN
-
Mund të identifikoni llogaritë bankare përtej kufijve kombëtare;
-
Lehtëson procesimin automatik të pagesave;
-
Minimizon gabimet dhe ndërhyrjet manuale.
Më shumë mbi IBAN
Kodi IBAN përmban:
-
IBAN mund të përmbajë deri në 30 karaktere alfanumerike për numrin e llogarisë bankare. Gjatësia e tij vendoset nga banka që e gjeneron atë.
-
Dy shkronjat e para përfaqësojnë kodin e shtetit.
-
Dy shifrat pas tyre përfaqësojnë shifrat e kontrollit.
IBAN në Shqipëri përbëhet nga 28 karaktere alfanumerike dhe është i ndërtuar si më poshtë :
AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741
Si mund ta përdorni IBAN-in?
Sapo të merrni IBAN-in nga banka juaj, mund t’ia jepni palëve të treta të cilat do të dërgojnë pará në favorin tuaj (së bashku me emrin tuaj dhe atë të bankës). Banka e tyre (banka urdhëruese) do të jetë në gjendje të konfirmojnë IBAN-in dhe të dërgojnë fondet në favorin tuaj. Nëse IBAN është i saktë, banka juaj do të kreditojë llogarinë tuaj në datën e afatit.
Si mund të përfitoni IBAN-in tuaj?
-
Ne rekomandojmë që ju të paraqiteni në një nga degët e bankës tonë dhe të kërkoni të pajiseni me IBAN-in tuaj.
-
Ju gjithashtu mund ta gjeni atë në dokumentat e hapjes së një llogarie të re.
-
Mund ta gjeni atë edhe në nxjerrjen e llogarisë suaj.
KUJDES!
OTP Bank nuk mban përgjegjësi për mospërputhje që vijnë nga vendosja e pasaktë e informacionit në gjeneruesin e IBAN-it. Ju lutem përdorni këtë aplikacion duke pasur parasysh rreziqet dhe vetëm nëse jeni i sigurtë në informacionin e kërkuar.
Ju lutemi bëni kujdes kur:
-
Zgjidhni degën tuaj (duhet të jetë dega ku keni hapur llogarinë tuaj);
-
Fusni numrin e llogarisë;
-
I jepni palëve të tjera IBAN-in e saktë të gjeneruar nga ky link
Ky aplikacion mund të përdoret për të gjeneruar IBAN vetëm për llogaritë e hapura në Bankën tonë. Ju mund të gjeneroni vetëm IBAN-in tuaj dhe jo IBAN të klientëve të tjerë apo të llogarive tuaja në banka të tjera.