OTP Bank ka përgatitur një paketë të produkteve për studentët që do t'i mbështesë ata në jetën e përditshme.
Nëse nuk keni përdorur kurrë shërbime bankare, tani është koha e duhur për ta bërë këtë. Si përdorues të Paketës Junior, me kushte të favorshme, do të keni mundësinë të njiheni me produktet bazë bankare dhe përfitimet e tyre.
Përmbajtja e Paketës Student
Duke u pajisur me paketën Student, ju do të përfitoni produktet e mëposhtme:
- Llogari rrjedhëse në monedhën Lekë;
- Llogari rrjedhëse në monedhën Euro;
- Kartë Debiti MasterCard Standard;
- SMS Banking;
- Online Banking;
- Depozitë Elastike.
Përfituesit e Paketës
Paketa Student është e vlefshme për studentët me kohë të plotë nga 18 deri në 24 vjeç.
Përfitimet
Me çeljen e paketës Student ju do të përfitoni nga gama e gjerë e shërbimeve që ne ofrojmë:
- Depozitime/tërheqje, transferta dhe këmbime nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse.
- Depozitim pa komision nga palët e treta në llogarinë e studentit.
- Depozitim pa komision nga palët e treta në llogarinë e studentit.
- Informacion dhe veprime 24/7 nëpërmjet shërbimit Online Banking.
- Kryerjen e pagesave të të gjitha faturave utilitare pa komision.
- Mundësi kursimi në baza të rregullta mujore me Depozitën Elastike.
- Urdhër debitimi automatik pa komision.
Më shumë rreth paketës Student
Gjithashtu, karta e debitit e përfshirë në këtë paketë ju mundëson:
- Tërheqje pa komision në çdo ATM të bankës sonë.
- Mundësi përdorimi në të gjitha ATM dhe POS jashtë territorit të Shqipërisë.
- Blerje në internet pa komision duke shfrytëzuar fondet në llogarinë rrjedhëse.
- Nuk aplikohet tarifë antarësimi për kartën e debitit.
- Siguri maksimale përmes teknologjisë Chip.
Dokumentat që kërkohen për çeljen e paketës Student:
- Llogari rrjedhëse në monedhën Lekë;
- Pasaportë ose Kartë Identiteti;
- Vërtetim nga Universiteti që konfirmon statusin student.