Në llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të depozitoni para në çdo kohë dhe çdo shumë.
Ju mund të tërhiqni para nga llogaria rrjedhëse në çdo kohë dhe në shifrat sipas kushteve të punës.
Mund të kryeni veprime në çdo degë të rrjetit të OTP Bank.
Mund të tërhiqni cash në çdo ATM brënda dhe jashtë vendit.
Mund të kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit.
Mund të shlyeni detyrimet tuaja kundrejt palëve të treta (Institucioneve Shtetërore apo bashkëpunëtorëve tuaj) brënda bankës pa komision!
Paguani faturat utilitare, të ujësjellësit, energjisë elektrike etj.
Paguani faturën tuaj të telefonisë fikse apo celulare.
Nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse urdhëroni transferta apo derdhje për palë të treta në emrin tuaj.
Pranoni në llogari pagesa nga brenda apo jashtë bankës.
Kreditoni të ardhurat tuaja nga punësimi nëpërmjet Llogarisë Rrjedhëse në Bankën OTP Bank dhe përfitoni nga avantazhet e paketës “Elite” e dedikuar për punonjësit payroll.
Mund të përfitoni edhe shërbimin e bankës virtuale.
Më shumë mbi llogarinë rrjedhëse
Përfituesit e llogarisë mund të jenë Individë ose Biznese.
Çelja e llogarisë bëhet pa komision.
Gjendja minimale fillestare në llogari 1,000 Lek ose 10 EUR/USD/CHF/GBP.
Dokumentacioni
Mjafton një Pasaportë / Kartë Identiteti dhe një dokument zyrtar për adresën (faturë OSHEE, ujë, telefoni etj).