OTP Bank

Broker në Sigurime

“OTP Bank Albania” është liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në datë 28.07.2023 për të ushtruar veprimtarinë e ndërmjetesimit në sigurime.
OTP Bank si broker në Sigurime kryen negocimin me shoqeritë e sigurimit me të cilat ka një marrëveshje në fuqi, në emër dhe për llogari të Klientit, për t’i mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij, për rreziqe te përcaktuara.

Aktivitetet e Bankës në kuadër të brokerimit

  • Brokerimi përfshin aktivitetet e prezantimit të produkteve të sigurimit, negocimit me shoqëritë e sigurimit për kushtet e sigurimit në emër e për llogari të klientit si dhe asistencës që mund t'i nevojitet klientit për të kërkuar dëmshpërblimin në rast se ndodh ngjarja për të cilën është siguruar.
  • Shërbimet që ofron Brokeri janë shumë të rëndësishme për këdo individ që ka në plan të bleje një policë sigurimi pasi brokeri shërben si një konsulent personal i klientit për përzgjedhjen e duhur të produktit të sigurimit.
  • Brokeri, së pari dëgjon nevojat që ka klienti dhe bazuar në nevojat e tij, nis negociatat me komanitë e sigurimit për kushtet e sigurimit më të përshtatshme dhe çmimin më të lirë të policës së sigurimit. Në fund të këtij procesi negociatash, brokeri i sugjeron klientit produktin e sigurimit që duhet të zgjedhë.
  • Informon klientin mbi tipologjine e produktit te sigurimit, kushtet e sigurimit, afatet, kufizimet, përjashtimet dhe kostot (primet e sigurimit) te përcaktuara në atë kontratë. I paraqet klientit opinionin e tij në lidhje me risqe të mundshme nga elementë specifikë të kontratës.
  • Kontratat e sigurimit shpesh herë paraqiten të vështira për t’u kuptuar nga konsumatorët; është detyrë e brokerit t’i sqarojë klientit përmbajtjen e tyre në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për të. Pra, konsulenca e brokerit i shërben konsumatorit për të përzgjedhur produktin e sigurimit më të përshatshëm për nevojat dhe kërkesat e tij.
  • Gjithashtu, jep konsulenca në procesin e paraqitjes së kërkesave për dëmshpërblim, në rastet e dëmeve të mbulueshme nga kontratat e ndërmjetësuara nga Brokeri.
  • Brokeri, për cdo policë sigurimi që ndërmjetëson, ka të drejtën të përfitojë një komision brokerimi. Komisioni paguhet nga shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit të cilën zgjodhi klienti në vijim të negocimit të bërë nga brokeri dhe jo nga vetë klienti. Pra, pavarësisht se brokeri i shërben me konsulencë e tij klientit, ai nuk paguhet nga klienti por nga kompania e sigurimit që përzgjedh klienti.