OTP Bank

SMS Banking

Jini gjithmonë të informuar për të gjitha transaksionet nga llogaria e kompanisë tuaj. Me shërbimin SMS Banking, ju mund të merrni informacion të plotë për të gjitha hyrjet dhe daljet e llogarive tuaja.

Përfituesit e SMS Banking

Ky shërbim mund të perfitohet nga Çdo klient i cili ka llogari aktive me OTP Bank Albania. Ky shërbim ofrohet në paketë ose më vete.

Shërbimet e mëposhtme janë të vlefshme për llogaritë rrjedhëse për pagesa kombëtare dhe llogaritë rrjedhëse për pagesa ndërkombëtare:

  • Mesazhe hyrëse- Për çdo lëvizje hyrëse të re, ju do të njoftoheni me SMS. Është e mundur të vendosni një limit njoftimi. Kjo do të thotë që klienti do të marrë mesazhe SMS vetëm për lëvizje hyrëse që tejkalojnë kufirin e caktuar.
  • Mesazhe dalëse- Për çdo lëvizje dalje të re, ju do të njoftoheni me SMS. Është e mundur të vendosni një limit njoftimi. Kjo do të thotë që klienti do të marrë mesazhe SMS vetëm për lëvizje hyrëse që tejkalojnë kufirin e caktuar.
    • Messages on statement of transaction account- Vërtetimi I llogarisë dërgohet në fund të ditës së punës, d.m.th. rreth orës 21:00 të mbrëmjes ose të nesërmen, e zgjedhur kjo nga klienti. Pasqyra përfshin informacion mbi daljen totale, hyrjen totale dhe gjendjen aktuale në llogari.
    • Messages on transaction account balance- Mesazhi për balancën e llogarisë dërgohet me kërkesën e klientit. Ky shërbim është në dispozicion për përdoruesit e rrjeteve celularë në Shqipëri.
    • ATMs- Për çdo tërheqje parash përmes ATM -ve, klienti do të njoftohet me SMS me detaje mbi transaksionin e përfunduar. Përsëri, është e mundur të vendosni një limit.
    • POS- Për çdo transaksion të kryer në terminalet POS, klienti do të njoftohet me SMS. Vendosja e një limiti është e mundur.

Përfitimet

Marrje informacioni në mënyre automatike lidhur me:

  • Gjendjen e llogarisë çdo ditë në një moment të caktuar.
  • Hyrje/Dalje fondesh më e madhe se një vlerë e caktuar.
  • Tepricë më e madhe/më e vogël se një vlerë e caktuar
  • Marrje informacioni për llogarinë në çdo moment, pavarësisht nga vendndodhja e klientit;
  • Shpejtësi në marrjen e informacionit për situatën e lëvizjeve në llogari;
  • Komoditet: pasi nuk është e nevojshme që klienti të paraqitet në Bankë për marrjen e informacionit, i cili shfaqet në aparatin e celularit qartësisht i kuptueshem sipas tipit të kërkesës që klienti ka bërë;
  • Konfidencialitet: informacioni i transferuar kryhet në bazë të rregullave të konfidencialitetit që banka ka për klientët e saj.