OTP Bank

Karta e Debitit VISA GOLD

Karta e kreditit Visa është një kartë krediti të cilën mund ta përdorni për të paguar produkte dhe shërbime si edhe për të tërhequr para brenda dhe jashtë vendit deri në limitin e lejuar, kundrejt ripagesës minimale mujore.

Përfituesit e kartës Visa Gold

Karta Visa është e vlefshme për të gjithë klientët që marrin pagë ose pension në Shqipëri.
Në mënyrë që të plotësojë nevojat e qytetarëve, Banka OTP lejon gjithashtu ata që nuk janë klientë të rregullt të Bankës të aplikojnë për këtë kartë, si dhe personat me një kontratë pune afatgjatë që janë në gjendje të sigurojnë kolateral.
Ju mund të aplikoni për kartë nëse nuk jeni të punësuar por mund te siguroni një depozitë personale si kolateral.

Përfitimet

  • Monedha Euro
  • 0% komision për tërheqje në ATM e OTP Bank dhe në POS Brenda vendit.
  • Pagesa në Internet dhe në POS, brenda dhe jashtë vendit.
  • Siguri maksimale përmes teknologjisë Chip & PIN
  • Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.

 

KUSHTET

  • Akses në fondet e tij 24/24 dhe 7/7;
  • Lehtësi dhe komoditet në kryerjen e pagesave për mallra dhe shërbime;
  • Blerje në internet;
  • Përdorim i gjerë brenda dhe jashtë vendit;
  • Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera;
  • Ndryshim i kodit PIN në ATM e OTP Bank;
  • E sigurt përmes teknologjise Chip.

Edhe më shumë mbi Kartën e Kreditit Visa

  • Shuma maksimale ditore për tërheqje në ATM 500 EUR (ekuivalenti në monedhën Leke në rast së tërheqja bëhet në LEK)
  • Shuma maksimale ditore për pagesa 3,000 EUR (ekuivalenti në monedhën Lekë në rast se pagesa bëhet LEK)
  • Ndryshim i kodit PIN në ATM e OTP Bank
  • Akses në fondet tuaja 24/7;
  • Rinovimi automatik: nëse ju nuk paraqiteni në Bankë për të kërkuar mosrinovimin
  • Ju mund të mbyllni kartën në çdo moment duke bërë një kërkesë pranë degës;
  • Komisione të aplikueshme sipas kushteve të punës në fuqi;
  • Shërbimi Contactless: duke afruar kartën mbi terminalin POS, mund të paguani çdo produkt/shërbim që dëshironi.
  • Vlefshmëria 3 vjet.

Siguria Online

Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.
Për këtë OTP Bank ka përgatitur një instruksion me pikat kryesore që duhet të kihen parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet.
Instruksionin mund ta gjeni duke klikuar këtu.

3D Secure

Këtu mund të lexoni më shumë mbi shërbimin 3D Secure që do t’ju shërbejë për blerjet online.