Përfituesit e MasterCard Gold
Karta MasterCard Gold është e vlefshme për të gjithë klientët që marrin pagë ose pension në Shqipëri.
Përfitimet
- Monedha Lek.
- 0% komision për tërheqje në ATM e OTP Banka dhe në POS brënda vendit.
- Pagesa në Internet dhe në POS, brënda dhe jashtë vendit.
- Siguri maksimale përmes teknologjisë Chip & PIN.
- Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
Më shumë mbi Kartën MasterCard Gold
- Shuma maksimale ditore për tërheqje në ATM 100.000 ALL, numri maksimal i terheqjeve ditore: 15.
- Shuma maksimale ditore për blerje në pika shitjeje (POS) 400,000 ALL, numri maksimal i pagesave: pa limit.
- Limitet e mësiperme janë vendosur paraprakisht nga banka. Me kërkesë të klientit këto limite mund të ndryshohen dhe ti përshtaten nevojave te tij.
- Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
- Ndryshim i kodit PIN në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
- Klienti ka mundësi të zhbllokojë PIN off line në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
- Autorinovimi: Në momentin e skadimit të kartës ekzistuese, nëse klienti nuk paraqitet në Bankë për të kërkuar mosrinovimin, automatikisht prodhohet karta e re.
- Mundësi mbyllje para afatit: Klienti mund të mbyllë kartën në çdo moment duke bërë një kërkesë pranë degës.
- Shërbimi Contactless: duke afruar kartën mbi terminalin POS, mund të paguani çdo produkt/shërbim që dëshironi.
- Komisione të aplikueshme sipas kushteve të punës në fuqi.
Siguria Online
- Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.
- Për këtë OTP Bank ka përgatitur një udhëzues me pikat kryesore që duhet të keni parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet.
- Udhëzuesin mund t’a gjeni duke klikuar këtu.
3D Secure
Këtu mund të lexoni më shumë mbi shërbimin 3D Secure që do t’ju shërbejë për blerjet online.