OTP Bank

Depozita Rising Star

Banka OTP Albania krijoi depozitën Rising Star për fëmijë dhe demonstroi se kujdeset për klientët më të vegjël.

Depozita Rising Star është një llogari kursimi e hapur nga prindërit për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Prindërit paguajnë shuma të rregullta mujore në llogarinë e kursimeve dhe depozita minimale nuk përcaktohet.

Përfituesit e depozitës Rising Star

Ky produkt është I vlefshëm për prindërit e popullatës së re që dëshirojnë të kursejnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Përfitimet

  • Kjo depozitë ofrohet në monedhën Lekë dhe Euro
  • Interesa 1.76% ne Lekë dhe Euribor 12M + 0.5%, min 0.15%
  • Shuma minimale : 5,000 LEK/ 50 EUR
  • Shuma maksimale : Nuk ka kufizim për shumën maksimale për çeljen e produktit
  • Maturimi : Afati maksimal i një depozite për fëmijë është derisa mbajtësi i saj të mbushë 18 vjeç
  • Depozitime : Depozitimet lejohen çdo moment
  • Periudha e kreditimit të interesit në llogari : Një herë në vit, në fund të vitit kalendarik

Dokumentacioni i kërkuar

Për fëmijën :

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Certifikatë personale e fëmijës
  • Certifikatë lindje (kur depozita hapet për një të porsalindur)

Për prindërit:

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Kartë identiteti
  • Certifikatë familjare e muajit të fundit

Për përfaquesin ligjor

  • Dokument identifikimi
  • Pasaportë
  • Kartë identiteti
  • Vërtetim nga Gjykata e Rrethit për marrjen e kujdestarisë mbi fëmijën.

Më shumë mbi depozitën Rising Star

  • Tërheqjet e pjesëshme të fondeve nuk do të lejohen;
  • Për mbylljet para kohe aplikohet penalitet për 3 vite interesa;
  • Në rast se tërhiqet shuma e depozituar brenda 30 ditëve para afatit të maturimit, atëherë depozita do të mbyllet dhe klienti përfiton interesat për të gjithë periudhën e plotë të shumës në depozitë;
This site is registered on wpml.org as a development site.