Informacione per klientet
EN
Një hap më tej drejt përsosmërisë!

Gjejmë kënaqësi në njoftimin e afrimit të fazës finale të bashkimit, që Banka OTP Albania prej kohësh ka nisur. Ky çast shënon vjeljen e fryteve të përpjekjeve tona për të rritur cilësinë e shërbimit dhe t’ju mundësojmë përvojë më të këndshme në gjithë rrjetin tonë, në Online Banking dhe krejt kanalet alternative.

Në çdo gjë që bëjmë, jeni ju pikënisja jonë!

Është e pritshme që të lindin pyetje kur ndodhin ndryshime dhe për këtë ne jemi në gatishmëri. Besimi dhe mbështetja juaj për ne janë të paçmueshme dhe lusim në bashkëpunimin tuaj përgjatë këtij udhëtimi tok me ne.

Skuadra jonë e dedikuar e qendrës së kontaktit është në dispozicion 24/7 për t’ju gjendur në çdo rast dhe situatë.

Mos hezitoni të na kontaktoni!

Siguria jote është prioriteti ynë! Duhet të tregosh shumë kujdes me veprimtarinë tënde online, sidomos kur ka të bëjë me të dhënat e tua financiare.

Gjithmonë kujto se ne nuk do të kerkojmë KURRË të dhënat e tua personale si: ID, të dhënat bankare, ose password-e nëpërmjet kanaleve online apo SMS-ve.

Qëndro vigjilent, qëndro i sigurt!

Si ju ndikojnë ndryshimet

JU LUTEMI LEXONI ME KUJDES ÇDO INFORMACION NË KATEGORITË MË POSHTË!

Secila prej kategorive më poshtë mbart gjithë informacionin e detajuar që duhet të dini.
Ky seksion do përditësohet vazhdimisht në mënyrë që të jeni të informuar për çdo aspekt.

IBAN (numrat e llogarive)

Këtu do të lexoni mbi numrat e llogarive dhe transaksionet
Më shumë

Online Banking

Këtu do të gjeni udhëzimet rreth shërbimit tuaj Online Banking
Më shumë

Pyetje të Shpeshta

Prej dt.4 dhjetor 2023 do të jetë PUPPALTR. Ky Swift do të jetë i vetmi në përdorim.
Këtë informacion e gjeni në faqen zyrtare të bankës (www.otpbank.al), në të gjitha degët e Bankës OTP Albania, në platformën Online Banking, ose duke telefonuar në numrat
0800 48 48 / +355 68 (69) 40 12 121.

Përmes Degës nëse e vizitoni atë, me email nëse keni dhënë emailin tuaj si biznes dhe me telefon nëse kontaktoni në numrat 0800 48 48 / +355 68 (69) 40 12 121.

IBAN ka ndryshuar për një pjesë të klientëve. Ju mund të informoheni në Degët e Bankës, në Online Banking dhe me telefon nëse kontaktoni në numrat 0800 48 48 / +355 68 (69) 40 12 121.

Numrat e llogarisë mund t'i gjeni duke kërkuar një Deklaratë Bankare (Bank Statement) në Degë / nëpërmjet E-banking / ose duke kontaktuar në 0800 48 48 / +355 68 (69) 40 12 121.

IBAN I VJETËR
Iban i vjeter
IBAN I RI
Iban i ri

Është e rëndësishme që të përditësoni numrat e reja të llogarive në:

  • Kontratat e qirave nga ku merrni të ardhurat e qiradhënies
  • Llogaritë e deklaruara në E-Commerce prej të cilave ju gjeneroni të ardhura (psh. shitje në eBay/amazone, etj.)
  • Llogaritë e deklaruara në institucionin/kompaninë nga ku merrni pagën, honoraret, apo pagesa të tjera periodike.
  • Llogaritë e depozituara në subjekte Bursa ose Tregje Financiare (bono thesari, obligacione, etj) duhet të përditësohen.
  • Si dhe çdo situatë tjetër e ngjashme me sa më lart, prej të cilave ju prisni të ardhura.

PO!