Financimi i Industrisë së Mbrojtjes

Politika e Grupit OTP
Mbi Financimin e Industrisë së Mbrojtjes

Hyrje

Grupi Bankar OTP është i angazhuar ndaj përgjegjësisë sociale dhe respekton dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet konventave ndërkombëtare dhe përpjekjeve ndërkombëtare për mbrojtjen ndaj përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Prandaj, Grupi Bankar OTP synon, ndër të tjera, të mos marrë pjesë në financimin dhe transaksionet tregtare të produkteve që mund të përdoren në konflikte ushtarake ose shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Duke njohur sfidat që paraqet prodhimi dhe përdorimi i armëve, si shtete individuale ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar, rregullojnë prodhimin dhe tregtinë e armëve konvencionale dhe armëve të shkatërrimit në masë (duke përfshirë armët kontroverse) në një seri ligjesh dhe konventash.

Politika e Grupit

Duke konsideruar parimet e mësipërme, Grupi Bankar OTP i ushtron vëmendje të veçantë klientëve dhe transanksioneve të lidhura me prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe aplikon kushte dhe procedura strikte duke përfshirë por duke mos u kufizuar në sa më poshtë.

Grupi Bankar OTP është angazhuar të mos lehtësojë tregëtinë e armëve (ose produktet me përdorim të dyfishtë me qëllim përdorimi ushtarak) me individë, kompani ose shtete që janë subjekt të sanksioneve ndërkombëtare. Grupi Bankar OTP ka një procedurë të detajuar për të siguruar që transaksionet nuk shkelin sanksionet e lëshuara nga Kombet e Bashkuara (KB), Bashkimi Europian (BE), SH.B.A ose çdo rregullator tjetër vendas i aplikueshëm.

Grupi Bankar OTP nuk ofron financim në lidhje me armët kontroverse, duke përfshirë armët bërthamore, biologjike, armët kimike, armët lazer verbuese, minat anti-personel, municionet thërrmuese, fragmente të pa zbulueshme dhe armë të tjera që ose janë të ndaluara nga parashikime ligjore ndërkombëtare ose konsiderohen kontroverse për arsye të dëmtimeve dhe vuajtjeve jo proporcionale që shkaktojnë.

Klientët nga industria mbrojtëse duhet të jenë në përputhje të plotë, jo vetëm me ligjet dhe konventat detyruese kombëtare dhe ndërkombëtare mbi prodhimin dhe tregtimin e armëve, si dhe sanksionet e njohura ndërkombëtarisht dhe masat kufizuese, por të konsiderojnë në procedurat e tyre dhe Parimet e Kombeve të Bashkuara mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.

Në rastin e transaksioneve të industrisë së mbrojtjes, Grupi Bankar OTP aplikon kontrolle strikte në përputhje me të gjitha rregulloret e embargove dhe parashikimet ligjore kombëtare të detyrueshme, me detaje shtesë mbi NJKT (Njohjen e Klientit) dhe kërkesa verifikuese për financim kontratash në lidhje me industrinë mbrojtëse.