
Depozita e Përshkallëzuar
Përfitimet tuaja nëse zgjidhni Depozitën e Përshkallëzuar
-
Investim në LEK, EUR dhe USD
-
Kohëzgjatja 12 muaj
-
Interes në rritje nga muaji në muaj
-
Arrin vlerën maksimale në muajin e fundit
-
Përfitoni interesat edhe nëse mbyllni depozitën për muajin e plotë
Më shumë mbi Depozitën e Përshkallëzuar
Karakteristikat kryesore të Depozitës së Përshkallëzuar janë:
Shuma Minimale: 50,000 LEK, 500 Euro, 500 USD
-
Shuma Maksimale: Klienti është i lirë të depozitojë shumën që dëshiron në momentin e hapjes së depozitës
-
Maturimi: Kjo depozitë ofrohet vetëm për një periudhë 12-mujore
-
Monedha: LEK, EUR dhe USD
-
Interesi i përfituar kreditohet në llogarinë tuaj vetëm në fund të afatit ose në rast të thyerjes para afatit në momentin e thyerjes por vetëm interesi i përfituar për muajt e plotë.
Depozitat e klientëve individë në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al
Si mund të përfitoni Depozitën e Përshkallëzuar
Dokumentat e kërkuara:
-
Pasaportë ose Kartë Identiteti
-
Shuma Minimale: 50,000 LEK, 500 Euro, 500 USD