Ne jemi këtu…për fëmijët

Ne jemi këtu…për fëmijët

OTP Bamiresi

Tashmë po kthehet në traditë, që Banka OTP Albania organizon nisma për t’iu gjendur më
pranë familjeve në nevojë, dhe kryesisht fëmijëve. Në kuadër të aktiviteteve ndaj
përgjegjësisë sociale, kemi kontribuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për fëmijët
jetimë.
Pandemia e Covid-19 preku ndjeshëm të ardhurat e shumë familjeve në të gjithë vendin.
Ndikimi ekonomik preku në veçanti: të moshuarit, të papunët, familjet me prindër të vetëm,
personat me aftësi të kufizuara, etj.
Për të ndihmuar në mbështetjen e këtyre familjeve dhe komuniteteve në nevojë Banka OTP
Albania dhuroi pako me ushqime për fëmijët jetimë.
Qëllimi ynë është t’u vijmë në ndihmë të gjithë shtresave të margjinalizuara; ndaj do të jemi
gjithmonë aktivë në këtë drejtim, duke mos kursyer angazhimin tonë fizik dhe monetar për
të ndihmuar çdo kategori në nevojë.