Ne jemi këtu…për fëmijët në nevojë!

Ne jemi këtu…për fëmijët në nevojë!

Në kuadër të nismave ndaj përgjegjësisë sociale, OTP Bank Albania ka kontribuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për fëmijët me aftësi të kufizuar. Ditën e premte, në datën 3 Korrik, 2020, në mjediset e shkollës ‘Avni Rustemi’ janë shpërndarë 100 pako me ushqime për 100 familje (prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe).

Ky është një kontribut modest nga ana e bankës tonë, por tepër i vlefshëm në këto ditë të vështira, ku shumë familje shqiptare po përballen me probleme financiare. Nuk është rasti i parë që banka jonë ndihmon familjet në nevojë. Vetëm pak muaj më parë pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit, banka mbështeti shumë familje që mbetën të pastreha.

Përgjegjësia sociale e industrisë bankare është kontribut aktiv dhe vullnetar i çdo kompanie, për përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike apo mjedisore, me qëllim ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Jemi krenar që kemi treguar solidaritet dhe ndjeshmëri të lartë ndaj shoqërisë shqiptare, duke ndjerë përgjegjësi ndaj komunitetit tek i cili operojmë.

Koncepti i përgjegjësisë sociale është thuajse i ri në botën e biznesit shqiptar, por ne do të jemi përherë aktivë në këtë drejtim, duke mos kursyer angazhimin fizik dhe monetar për të ndihmuar çdo kategori në nevojë.

Ne jemi këtu…për fëmijët në nevojë!