Ai përfshin dhënien me qira të makinerive ose ambienteve ku e drejta e pronësisë transferohet në fund të periudhës kundrejt një çmimi simbolik. Nëpërmjet OTPLEASE ALBANIA, OTP Bank ofron zgjidhje individuale nëpërmjet qiradhënies financiare për një kategori të gjerë asetesh.
OTPLEASE mund të mbulojë:
- Mjetet për transportin publik ose të mallrave
- Instrumenta makinerish
- Makineri ndërtimi
- Automjete
- Pajisje
- Pajisje printimi, etj.
Përfitimet
- Ruajtja e likuiditetit;
- Pagesat e qirasë financiare janë të zbritshme për efekt tatimor, gjë që çon në optimizimin tatimor të investimit;
- Skemat e pagesës mund të strukturohen në mënyrë të ndryshueshme me pagesa lineare (mujore ose tremujore);
- Planifikimi i lehtë financiar i kostove dhe i fluksit të parasë (këste fikse);
- Proces më i shpejtë;
- Kursim kohe dhe burimesh njerëzore;
- Zgjidhje individuale / fleksibël.