Nëse keni nevojë për një hua në para dhe deshironi ta siguroni atë me një depozitë me afat, të cilën e mbani në Bankën tonë, ne ju ofrojmë një Kredi me Depozitë si Kolateral. Kredia është e vlefshme për të gjithë rezidentët dhe jo-rezidentët të cilët kanë një depozitë në shumën e duhur në Bankën tonë.
Përfitimet
- Klienti ka në llogari paratë e kërkuara
- Nuk humbet interesat e depozitës me afat
- Procedurë e shpejtë aprovimi
Dokumentacioni i kërkuar
Për të aplikuar për Kredi me Kolateral Depozitë, klienti mjafton të paraqesë:
- Dokumenta Identifikimi (ID apo Pasaportë)
Kushtet e përgjithshme
- Shuma maksimale: deri në 95% të Depozites së perdorur si Kolateral.
- Afati: kohëzgjatja maksimale e kredisë do të jetë në të njëjtën ditë me afatin e maturimit të depozites.
- Monedha: LEK, EURO, USD.
- Norma e Interesit: interesi është i ndryshueshem dhe bazohet ne Buletinin e Kredive Retail.
- Menyra e Ripageses : nje pagese (principal + interes) ne daten e maturimit.
- Pagesa e Parakohshme: banka pranon pagesa të pjesshme apo totale përpara maturimit të kredisë bazuar në Kushtet e Punës në fuqi.
- Nëse huamarrësi dhe mbajtësi i depozitës me afat janë të njejtet persona, nuk kërkohet bashkëhuamarrës.
- Nëse depozita qe ofohet si kolateral është bashkëemerore, të gjithë personat duhet të firmosin në kontratën e kredisë.
- Nëse kredimarrësi nuk është i njëjtë me mbajtësin e depozitës, atëherë mbajtësi i kësaj depozite do të jetë dorëzanës për kredinë dhe do të nënshkruajë kontratën e huasë.